Deklaratat e Berishës, Manjani: Po çon në vend dinjitetin e tij

278
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë në Syri Tv, komentoi deklaratat e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Manjani theksoi se Berisha çoi në vend dinjitetin e tij, duke shtuar se ish-kreu i qeverisë njihet si një nga deputetët më të disiplinuar në Kuvend.

Ai shtoi po ashtu se Shqipëria ka dështuar të bëjë zgjedhje të ndershme. Manjani theksoi se SPAK është krijuar për Ramën dhe ministrat.

“Ajo që ndodh në Gjykatën e Lartë është e rëndë. Vendimet e Gjykatës së Lartë janë model në raport me gjykatat më të ulëta. Në lidhje me deklaratat e sotme të Berishës, ish-kryeministri ka të drejtë të mbrojë dinjitetin e tij. Berisha është deputeti më i disiplinuar që kemi. Raporti i ODIHR është më i ziu në të gjithë periudhën e tranzicionit. Zgjedhjet ishin dështim total. Rama s’ka autorizim për “Ballkanin e Hapur”. Kështu si po veprojnë të huajt, nuk kanë çfarë të bëjnë.

Kjo sepse gjithçka ka nisur mbrapsht. Ia kanë zgjeruar shumë hapësirën SPAK-ut, duke u marrë deri me aksidente rrugore, kur ai që shkakton aksidentin është zyrtar i lartë. SPAK është bërë për të zbuluar krimet e jakave të bardha. Prsh kreu i Bashkisë Lushnjë mund të gjykohej nga Prokuroria e Lushnjës, s’është bërë SPAK për t’u marrë me arkën e peshkut, SPAK është bërë për kryeministrin dhe ministrat, që janë të paprekshëm, që shemb Teatrin e nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Manjani.