VIDEO/ Pamje nga djegia e shtëpive nga zjarret në fshatin Gjormë të Selenicës

295
Sigal

Shtëpi të djegura, stane të shkrumbura, e dhjetra dynymë me tokë, është ky bilanci i zjarreve që morën para gjithçka sot në fshatin Gjormë të Selenicës.

Janë të paktën 4 banesa që janë shkrumbuar nga flakët në të gjithë fshatin, ndërkohë që zjarri nuk kursey as gjëne e gjallë, një pjesë e të cilës nuk gjendet nga pronarët e tyre.

Ajo që u vu re sot në Selenicë, ishte fakti se zjarri u la të shuhej në mëshirë të fatit, ndërkohë që vatrat u përhapën shumë shpejt, të favorizuara nga era e fortë që kishte përfshirë ditën e sotme të gjithë qarkun.

Faxnews ka publikuar pamjet nga zona e Neshtës, ku zjarri ka djegur edhe pemët frutore, ndërsa banorët kërkojnë ndëshkimin e atyre që e kanë vendosur atë , pasi thonë se gjithçka ka qenë e qëllimshme.

“Lopët kanë ikur nuk dihet se ku kanë vuajtur, shteti të mos ketë mëshirë për këta plehra që i kanë bërë këto, shihni vetë, çfarë të them unë, është djegur e gjithë trashëgimia që na kanë lënë prindërit”, shprehet një prej banorëve të zonës.

Tashmë vatra e zjarrit që kaloi lumin e mori përpara kodrat po vazhdon në zonën e Gumenicës, ku një helikpter po ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarrfikësja e Selenicës iu desh të përballej sot me flakët me mjete primitive si pompa e krahut.