Kërkohej prej disa ditësh nga familjarët, gjendet i vetëvarur 67-vjeçari në Fier

240
Sigal

Një 67-vjeçar në Fier është gjetur i vetëvarur. Bëhet e ditur se qytetari me iniciale K. G., u gjet pa shenja jete sot rreth orës 20:00 në fshatin Daullas.

67-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 30 korrik pasi ishte larguar nga banesa. Sipas familjarëve ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.