Babë e bir drejtonin trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë

492
Policia italiane në Bari ka shkatërruar sot një grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali i cili drejtohej nga një shqiptar rezident në Itali, bashkë me djalin e tij. Roland Lame, 47 vjeç, me nënshtetësi italiane, banues në Barletta cilësohet si koka e organizatës kriminale të shkatërruar në kuadër të operacionit të koduar ‘Iliria’ ku u sekuestrua mbi një ton marijuanë si dhe armë e municione.
Sipas mediave italiane, Roland Lame, person i njohur për drejtësinë italiane për të njëjtat akuza, së bashku me të birin, Fabio, 25 vjeç mbanin kontakte me të afrimit e tyre në Shqipëri duke bërë të mundur trafikimin nga Shqipëria për në Puglia të sasive shumë të mëdha marijuanës.
Në kuadër të hetimeve për këtë grup kriminal, të nisura që nga qershori i vitit 2014 dhe si rezultati bashkëpunimit të shumë strukturave, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal me sekuestrimin e anijes së ngarkuar me më tepër se 1 ton marijuanë e drejtuar në brigjet e Barit.
Grupi kriminal i përbërë nga persona pothuajse të gjithë me precedentë të mëparshëm në trafikun e drogës, falë kontakteve me bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri arrinin të kalonin sasi shumë të mëdha marijuane nga Shqipëria drejt italisë dhe kohët e fundit kishin nisur të orientoheshin nga lënda narkotike e llojit kokainë, që sigurohej nga vendet e ulëta.
Sigal