Ndahet nga jeta Baba Adbyl Shehaj

460
Sigal

Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Seli në Tiranë, me hidhërim të thellë, njofton të gjithë besimtarët dhe klerikët bektashian, e dashamirësit të kudondodhur, se sot, më datë 5 Gusht 2021, kaloi nga jeta, Baba Abdyl Shehaj, lindur në Rabije-Tepelenë 16.05.1948. Baba Abdyli shërbeu në Teqenë e Koshtanit Tepelenë e ma pas në Teqenë e Memaliajt.

Homazhet e nderimit të klerikut Baba Abdyl Shehaj, kryhen ditën e sotme, datë 5.08.2021 , nga ora 20:00 në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë Tiranë, deri ditën e nesërme, ora 11:00,  datë 6.08.2021.

Ceremonia e varrimit bëhet ditën e nesërme, datë 6.08.2021, ora 17:00 në fshatin Koshtan-Tepelenë.