Ministria e Jashtme dhe ambasadat të mbushura me miq dhe krushq

1629
Sigal

Ndërkohë që Shqipëria ka qindra intelektualë, diplomatë karriere dhe personalitete,  institucioni i diplomacisë është mbushur me pensionistë, familjarë, fëmijë, nipër dhe mbesa të shtetarëve dhe nomenklaturës së vjetër. Ja lista me emrat e nepotizmit

Nepotizmi në MEPJ dhe ambasada. Ja lista

 

Shqipëria ka me qindra intelektualë, diplomatë dhe personalitete që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit dhe janë të papunë ose po largohen nga vendi, ndërkohë që institucioni më i lartë i diplomacisë është uzurpuar nga krushqitë e shërbëtorët e qeverive.


Diplomatët e karrierës me gisht në gojë të lënë në harresë – Kjo është diplomacia e rilindur e miksuar në korrupsionin e militantëve të PS-së dhe disa kameleonëve që ndërrojnë tesere sipas partive që vijnë në pushtet. Një listë e gjatë figuron me emrat e njerëzve të afërt dhe shërbëtorëve të pushteteve në Shqipëri. Në këtë listë veç emrave nepotikë, janë edhe një pjesë e mirë që kanë kandiduar si deputetë në listat partiake sikurse është rasti i Etleva Hakës që kandidonte për LSI-në në Qarkun e Fierit. Po botojmë një listë të mbërritur para pak javësh në redaksinë e gazetës.

NËPËR AMBASADA:

 

Arabi Saudite, Ambasador Sami Shiba me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

-Austri, Ambasador Roland Bimo mbushur moshën e pensionit me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit; Këshilltare Aida Sakja motra e Kryetarit të Bashkisë Kavajë Isa Sakja PD;

Sekretare e parë pa status diplomati Selma Xhoxhaj Friedhuber me bashkëshort austriak;

-Misioni Shqiptar OSBE Vjenë, Diplomatë me mandat të përfunduar prej kohësh ose pa status diplomati në shkelje ligji;

BE Bruksel, Ambasadore Suela Janina me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Danimarkë, Ambasadore Elida Petoshati, motrën Valbona Petoshati Koordinatore në Kryeministri dhe kunatin Armand Skapi, Drejtor i Traktateve MPJ, i propozuar për Sekretar i Përgjithshëm; dhe Diplomat Viktor Pango, djali i Ylli Pangos PD;

Egjipt, Ambasador Eduard Sulo me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Francë, Ambasador Dritan Tola me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, dhe Diplomat Alket Çani pa status.

Greqi Athinë, Diplomat Eno Çollaku aktivist FRESSH – PS;

Gjermani Berlin, Diplomate Elinda Guri, aktiviste FRESSH- PS;

Holandë, Ambasadore Adia Sakiqi dhe diplomat Xhuljeta Keko me mandat të përfunduar të dyja pa status diplomati në shkelje të ligjit;

Hungari, Ambasador Arian Spasse me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Itali, diplomatet Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Izrael, Ambasador Bardhyl Canaj me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, dhëndër i Lenka Çukos;

Angli, Këshilltari Lorenc Xhaferraj me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Poloni, Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Rumani, Ambasadori Ilir Tepelena dhe diplomatja Eva Nastas me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Rusi, Ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Serbi, Ambasadori Ilir Boçka mbushur moshën e pensionit me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Slloveni, Ambasadori Pëllumb Qazimi ushtarak me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti burri i Dumës PD;

Sllovaki, Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, mbesa, vajza e motrës së Valentina Leskaj PS -është me dosje në prokurori për marrëveshjen e detit me Greqinë;

Suedi, Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshën e pensionit pa status diplomati, dhëndër i Rita Markos, zëvendësi i diktatorit Enver Hoxha;

Turqi, Ambasadori Genti Gazheli pa status diplomati me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Zvicër, Ambasadori Ilir Gjoni pa status diplomat me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

Vatikan, Ambasadore Majlinda Dodaj .

Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, pa kontribut asnjë investitor të sjellë në Shqipëri.

 

-BRENDA NË MINISTRINË E JASHTME:

 

– Besian Zogaj, ardhur Këshilltar i Ministrit Gent Cakaj, djali i Preç Zogaj;

-Gazmend Barbullushi tashmë Ambasador i dekretuar në Spanjë (deri tani Sekretar i Përgjithshëm)

-Armand Skapi bëhet në vend të Barbullushit Sekretar i Përgjithshëm (deri tani Drejtor i Traktateve në MEPJ) me njërën kunatë Elida Petoshati Ambasadore në Danimarkë dhe tjetrën Koordinatore në Kryeministri, Valbona Petoshati;

-Mimoza Halimi Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Politike në MEPJ dhe burri i vet Ariel Halimi specialist në varësi direkte të saj tek Drejtoria e NATO-s MEPJ;

-Blerta Kadazadej prej 6 vjetësh Drejtore e Përgjithshme Ekonomike MPJ e njohur për çështjet e punësimeve tashmë shkon Konsulle e Përgjithshme në Stamboll pa status diplomati. Burri i saj Kujtim Kadzadej Drejtor i Përgjithshëm përgjatë 6 vjetësh paralelisht në Ministrinë e Mbrojtjes;

-Mirela Peza (Ndini), gruaja e Alfred Pezës PS, Shefe Sektori e Diplomacisë Publike;

-Inid Milo vajza e Paskal Milos, Drejtore e NATO-s në MEPJ dhe mbesa e Paskal Milos Antonela Dhimolea Shefe Sektori e Nismave Rajonale;

-Drejtori i Organizatave Shumëpalëshe MPJ Sokol Gjoka ka djalin Donjet Gjoka në pozicion të lartë drejtues te Ministria Brendshme;

-Shkëlzen Macukulli, nipi i Spartak Brahos PS, Diplomat Drejtoria e Amerikës dhe Azisë MEPJ;

-Sokol Beja, djali i Fatos Bejës PD, te Drejtoria e BE në MEPJ;

-Dashuri Shehu, gruaja e Sherefedin Shehut PD, te Drejtoria e Auditit MEPJ.

Etleva Haka , ish kandidate e LSI për deputete  në zgjedhjet e 2009, “strehohet”  tek MEPJ

 

Etleva Hakaj,  braktis LSI-në dhe konvertohet dhe gjen “ngrohtësi” tek Rilindja, gjersa pas zgjedhjeve  emërohet në Ministrinë e Jashtme.  Si ka mundësi që një mësuese matematike, më vonë ish-doganiere, pastaj juriste e një kompanie me precedent penal dhe ku emri i saj është lakuar rëndshëm nga administrator vazhdon të jetë në diplomacinë shqiptare ? A do ketë ministri Caka të njëjtin vlerësim edhe për rastin e Etleva Hakës? Në lidhje me këtë rast do botojmë këto ditë vendimet e Gjykatës së Lartë dhe lexuesit, por edhe ministri Caka të gjykojë vetë.

Lista  e LSI e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2009, Qarku i Fierit

  1. DRITAN PRIFTI
    2. SPARTAK BRAHO
    3. BUJAR HASAJ
    4. RUDINA JUPE
    5. ANGJELINA KOLA
    6. FREDERIK ÇUKO
    7. VLADIMIR HAJDARI
    8. ERVIN MUSKAJ
    9. GEZIM SHAHIN
    10. LULJETA BREGASI
    11. BAHRIE ÇELA
    12. BARDHYL FASKAJ
    13. ETLEVA HAKA
    14. NIKOLLAQ LENA
    15. YSNI BOGDANI
    16. AGIM MAÇI