Ministri Panariti paralajmëron përmbytje, në nëntor reshje të tejzgjatura shiu

440
Sigal

Gazeta Telegraf/ Ministri
i Bujqësisë, Edmond Panariti ka paralajmëruar qytetarët se muaji nëntor do të
ketë reshje të stërzgjatura shiu, ndërsa ata duhet të marrin masa për
parandalimin e përmbytjeve.

Në një deklaratë për shtyp, Panariti theksoi se përmbytjet
në Lezhë dhe Kurbin janë shkaktuar nga problemet e trashëguara nga mungesa e
infrastrukturës, pasi sipas tij hidrovoret ishin në punë gjatë gjithë kohës.

“Nëse i keni ndjekur përmbytjet e fundit, në Lezhë dhe
Kurbin, kanë qenë probleme urbane ha probleme të trashëguara nga mungesa e
infrastrukturës. Digat hidrovoret kanë qenë në funksion të plotë. kam ndjekur
me angazhim punimet që janë kryer në diga, hidrovore, apo kanale kulluese. Në
muajin nëntor do kemi reshje të stërzgjatura dhe të përgatitemi në radhë të
parë duke mbështetur infrastrukturën, duke mbajtur hapur kanalet dhe që të
parandalojmë përmbytjet. Kanalet e dyta dhe të treta janë kompetencë e
vendorëve, ndërsa bashkitë duhet të mirëmbajnë ato”, theksoi Panari.

Nga përmbytjet e fundit në qarkun e Lezhës, përvec dëme të
shkaktuara, u shënua dhe humbja e parë në njerës, pasi shtetasi Nikollë Menga
humbi jetën pasi e mori rrjedha e përroit në Kurbin. Po në këtë qytet janë
shkaktuar dëme në 131 banesa dhe 33 biznese. Në bujqësi janë dëmtuar nga uji
rreth 160 ha tokë si dhe 370 kuintal prodhime bujqësore. Edhe në sektorin e
blegtorisë dëmet kanë qenë të konsiderueshme, kanë ngordhur rreth 623 shpend,
36 derra, 132 të imta dhe gjedh si dhe 23 koshere bletësh. Po ashtu, në Lezhë u
përmbyten disa lagje si dhe kompleksi i shkollave, ndërsa disa biznese të
kateve të para patën prezencë uji.

Panariti: Krijojmë bursën për bujqësinë në Lushnje, shmangim
spekulimet me çmimet


Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti foli
sot për një hap pionier në fushën e bujqësisë, atë të krijimit të një burse, e
cila do të jetë rregullatorja e çmimeve të produkteve bujqësore në vend, për të
bërë transparencën e shitjes së prodhimeve dhe për të shmangur spekulimet me
çmimet, siç tha vetë ai.

“Së shpejti marrim një hap pionier në bujqësi, do krijojmë
për herë të parë bursën bujqësore në Lushnje që i përgjigjet hartës së
prodhimeve bujqësore. Duhet një koordinim sa më i mirë i çmimeve, të bëhet
transparencë e shitjes së prodhimeve. Kjo është një platformë e integruar e
përcaktimit të çmimeve mbi bazën e ankandeve fillestare, hap i rëndësishëm që e
mbyllim para mandatit”,- sqaroi ministri. Duke u ndalur tek të dhënat konkrete
të këtij 9-mujori, kreu i Bujqësisë tha se ka një hov të eksporteve shqiptare
drejt tregjeve të BE-së.

“Ne kemi 24 mijë ton më shumë prodhime bujqësore të
eksportuara në tregjet e BE në krahasim me vitin e kaluar. Për këtë 9-mujor
kemi eksportuar më shumë 2 mld lekë, hov i shoqëruar edhe me rritje të
prodhimit të brendshëm. Vetëm sera diellore kemi 2400 hektarë nga 1000 që ishin
vitin e kaluar. Rritja e prodhimit bujqësor ka qenë integrale, jo vetëm tek
bimët aromatike dhe mjekësore, apo në fruta e perime kemi hov në eksportet e
prodhimeve blegtorale. 1 mijë ton më shumë në këtë 9 mujor, në krahasim me të
njëjtën gjë e shoh edhe në sektorin e agro-industrisë.