Ministri ‘kokë turku’? – Tahiri, Bashës: Oferta e vetme e mazhorancës, reforma në drejtësi

434
“E vetmja ofertë që kemi për opozitën është tryeza e reformës në drejtësi.

Në këtë mënyrë iu përgjigj Ministri i Brendshëm Saimit Tahiri shefit të opozitës Basha, lidhur me deklaratën se mazhoranca po ofron “kokën” e Ministrit të Brendshëm.

Për Tahirin është e papranueshme që dëshira e të djathtës për të ardhur në pushtet të mbajë peng reformën në drejtësi dhe të ardhmen e vendit.

Ministri Tahiri:Është e papranueshme që të çohen ish ministrat e Saliut dhe të thonë tani duam të vijmë në pushtet. Ashtu si është e papranueshme që një sistem demokratik, të çohet opozita dhe të thotë dua të zgjedh kundërshtarin, nuk dua këtë, por dua atë. Siç është akoma më e papranueshme qëllimi i gjithë kësaj që po ndodh është pengimi i Reformës në sistemin e Drejtësi. Pengimi i Vettingu, pengimi i sistemit, që do të skanojë, do të verifikojë gjithçka kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët në të kaluarën. Dhe ajo çadra që sot është bunker, sot mbron ish-pushtetarët që duan të mbajnë peng Shqipërinë nga reforma në sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është e pa tolerueshme. Oferta jonë e vetme është tryeza në reformën e sistemit të drejtësisë. Bujrum le të vijnë, të çojmë përpara reformën në sistemin e drejtësisë. Shqipëria do të bëhet më e mirë vetëm në këtë mënyrë, por askush nuk mund të mbajë peng Shqipërinë, apo reformën në sistemin e Drejtësisë jo me çadra, por as me bunker.

Pyetje: I trembeni kësaj lëvizje zoti ministër?
Ministri Tahiri: Për ne është shumë e rëndësishme që t’i bëjmë të qartë kujtdo se Reforma në Sistemin e Drejtësisë duhet të vazhdojë patjetër. Opozita mund të ketë shumë meraqe. Meraku më i madh i shqiptarëve është që të kemi një sistem drejtësie shumë më të drejtë. Të kemi gjyqtarë dhe prokurorë të pa korruptuar. Të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk janë peng i asnjë pushtetari. Të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk janë peng i parasë apo muskujve. Ne na duhet dhe shumicës dërmuese të shqiptarëve i duhet që ne të bëjmë gjithçka është e nevojshme që Shqipëria të ketë një sistem drejtësie shumë më legjitim dhe shumë më të drejtë. Nëqoftëse opozita kërkon të pengojë këtë, mua më vjen shumë keq pasi kjo nuk është as axhenda e shqiptarëve dhe aq më pak të jetë axhenda jonë. 
Sigal