“Minishengeni” një model i deformuar dhe dy njerëz të gabuar!

548
Sigal

Nga Petrit Vasili

Minishengeni për të cilin po flitet kaq shumë, që në ngjizje të tij lindi si model i deformuar qoftë për nga bazamenti politik i tij, por ashtu edhe nga ai historik, shoqëror e moral.

Është pa asnjë dyshim kryekeput një model i deformuar sepse perdor nje analogji propagandistike dhe per te krijuar thjesht efekt mediatik me Marreveshjen e Shengenit dhe ku as ne forme as ne permbajtje, as ne parimet dhe as ne realitetet, qe i shoqerojne Minishengeni lidhet me Shengenin aq sa erresira me diten sepse skane asgje te perbashket me njeri tjetrin.

Nismat rajonale do te ishin nje lajm i mire ne se ato do te zgjidhnin konfliktet e mosmarrveshjet,por Minishengeni, si model i deformuar,i lindur mbi logjiken e perjashtimit dhe jo te gjitheperfshirjes eshte thjesht nje model i deformuar, qe abortoi ende pa nisur.

Perjashtimi i Kosoves qe ne zanafillen e tij ne Novi Sad dhe pjesmarrja gjysmake e pjesemarrsve ne tavoline rrezonin pertoke parimin e gjitheperfshirjes qe duhej te ishte zemra e procesit.

Mosnjohja e Kosoves nga Serbia rrezonte edhe nje element tjeter thelbesor, qe eshte barazia e shteteve qe ulen ne tavoline.
Pra barazia u zevendesua nga diskriminimi dhe perjashtimi ne te ashtuquajturin Minishengen Vuçiç Rama.

Deklarimet provokative te Vuçiç per masakren e Reçakut rrezuan bazen morale dhe historike te Minishengenit, qe ne vend te instalimit te reflektimit historik per krimet e se shkuares,perkundrazi rihapi plaget e vjetra te se shkuares dhe tregoi se armiqesia e Serbise ndaj Kosoves mbetet e eger dhe e pandryshuar.

Eshte shume e qarte se sipas radhes dhe peshes se tyre, ideatore te ketij Minishengeni si model i deformuar demagogjik dhe te demshem,jane dy njerez te gabuar dhe pikerisht Vuçiç dhe Rama.

Jane dy njerez te gabuar sepse cdo marreveshje,cila do qofte ajo se pari eshte sprove per te realizuar gjitheperfshirjen dhe se dyti komunikimin luajal mes pjesmarrsve,nderkohe qe as njeri as tjetri nga dy njerezit nuk udhehiqen nga keto parime,por nga e kunderta e tyre.

Keta dy njerezit e gabuar jane perpjekur me ç’kane mundur qe duke drekuar a pire kafe me ndonje zyrtaruc ne Europe e SHBA ti shesin keto, sikur gjoja kjo sajese e deformuar e Minishengenit ka edhe mbeshtetjen e tyre pra te SHBA dhe BE.

Por qendrimi i te derguarit special te Presidentit Trump ambasadori Grenell ishte shterrues kur tha se:
“Ne besojmë se, që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

Dy njerezit e gabuar po bejne gjithka pikerisht ne te kundert te atyre rreziqeve madhore qe SHBA ka paralajmeruar me shume shqetesim ne Raportin “Vlerësimi i Kërcënimeve Botërore” përgatitur nga Komuniteti i Inteligjencës së SHBA, dorëzuar në Senatin Amerikan ne shkurt 2019 ku konfirmohet prere se:

“Ballkani Perëndimor pothuajse me siguri do. mbetet në një rrezik të dhunës të nivelit të ulët dhe ndoshta konflikt të hapur ushtarak përgjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar aftësinë e vendeve të këtij rajoni për të lëvizur drejt BE dhe NATO.”

Ne nje moment politiko historik kyç per Ballkanin, kur integrimi europian eshte objektivi i vetem themelor per te gjitha shtetet e tij,objektiv ky i mbeshtetur shume fort edhe nga SHBA, vendosja paralele e nje mostre si Minishengeni eshte qartesisht minimi i integrimit dhe krijimi i alibive per te devijuar ne te kundert aksin euroatlantik te Ballkanit.

Te dy njerezit e gabuar Vuçiç dhe Rama jane thjesht perfaqesues te konfliktualitetit ekstrem brenda vendeve te tyre me opozitat perkatese, jane ne konflikt te hapur me raportin e shkaterruar me shtetin ligjor dhe lirite bazike te qytetareve ne Serbi e Shqiperi,jane te pushtuar nga korrupsioni dhe kapja e qeverisjeve dhe dorezimi perpara tij.

Vuçiç ka edhe nje kryeproblem, qe eshte njohja e Kosoves per te cilin ai eshte vendosur diametralisht kunder orientimit te SHBA dhe BE per zgjidhjen e tij dhe eshte qartesisht i udhehequr nga nga politika e logjika e vjeter kokeforte dhe kembengulese e mosnjohjes,e anashkalimit dhe shuarjes se nje ceshtje te tille.

Qellimi i vetem i Vuçiç eshte per te defaktorizuar,izoluar dhe mundesisht per ta shperbere Kosoven dhe per te qetesuar tensionet e forta te brendshme politike dhe shoviniste dhe per te siguruar ne kete menyre zgjatjen e qendrimit te tij ne pushtet.

Po ketij qendrimi anti Kosove i eshte bashkengjitur pa kushte Rama, i cili ndodhet perballe nje situate shperthyese ne Shqiperi.

Edhe Rama po zvarritet per te shtyre ditet dhe oret e pushtetit, i vetem dhe i urryer nga te gjithe,peng i korrupsionit dhe kriminalizimit te qeverisjes nga krimi i organizuar dhe trafikantet e droges.

Per Ramen ne nje situate te tille te deshperuar edhe tradhetia ndaj Kosoves eshte per te teresisht e pranueshme boll qe ashtu si autokrati tjeter ne Serbi te mund te shtyje sa te mund dite dhe ore ne pushtet.

Keta dy njerez te gabuar duke perdorur nje model te deformuar si Minishengeni tentojne ta perdorin ate per ti bere makiazh imazhit te tyre te rrenuar,thellojne konfliktualitetin ekstrem dhe luftenxites si dhe godasin me thike pas shpine Kosoven.

Thika pas shpine ndaj Kosoves eshte per Ramen eshte nje tradheti, qe nuk do ti ndahet dhe nuk mund te shlyhet kurre, ky eshte tashme nje fakt e nje realitet pa kthim,per te cilin nuk ka asnje alibi dhe zero mundesi shfajsimi.

Minishengeni eshte thjesht instrumenti anti euroatlantizem dhe anti Kosove, ndersa dy njerezit e gabuar jane dy marioneta te etura per pushtet, te cilat telekomandohen nga larg…!!

Minishengeni si nje model thelbesisht i deformuar do te kete fatin e pashmangshem te dy njerezve te gabuar, qe pati per kumbare te tij.