Sulmuesi shqiptar në Australi, zgjidhet “lojtari i dekadës”

657
Sigal

Besart Berisha është kthyer në idhull në kampionatin australian dhe shihet si sulmuesi fatsjellës për të fituar titullin kampion.

Pasi kishte suksese të shumta me Melburn Viktori, ai u largua nga Australia por është rikthyer sërish dhe ka vazhduar të gjejë rrugën e rrjetës në mënyrë të vazhdueshme.

Këto paraqitje kanë bërë që Berisha të vlerësohet maksimalisht nga tifozët.

Sulmuesi shqiptar është përzgjedhur nga tifozët në Australi si futbollisti më i mirë i dekadës që u mbyll pak ditë më parë dhe një ndihmë për këtë çmim e dhanë titujt kampion dhe golat e shumtë që ka shënuar.

Berisha është njëkohësisht golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian. Ai ka luajtur me Brisbane Roar, Melburn Viktori dhe tashmë aktivizohet me Uestern Junajtid. Ai ka shënuar 122 gola deri më tani në kampionatin australian.