Agim Canaj: Kampionati nuk ka stabilitet, duket pa drejtim dominant

48

SUPERIORE/ Specialisti i futbollit Agim Canaj, analizon për “Telegraf” tetë javët e luajtura

Sigal

Agron Kaja

“Them se është duke u luajtur një kampionat pa ekipe dominante, ku më të fortat munden nga më të dobëtat, ashtu sikurse ekipet, që mendoheshin të dobëta, po u krijojnë vështirësi edhe skuadrave pretendente.”

Skuadrat e Abissnet Superiore dhe të Kategorisë së Parë kanë vazhduar me përgatitjet e tyre. Të përqëndruar kryesisht te rekuperimi i mangësive të vrejtura në ndeshjet e luajtura, trajnerët në këto dy javë i kanë përveshur mëngët që të sfidojnë kohën për ta patur ekipin gati për ndeshjen e radhës. Po si i përshkruan specialisti i futbollit Agim Canaj, tetë javët e luajtura në Superiore? Për gazetën “Telegraf”, ai deklaron se po luhet një kampionat pa skuadra dominante. “Them se është duke u luajtur një kampionat pa ekipe dominante, ku më të fortat munden nga më të dobëtat, ashtu sikurse ekipet që mendohen të dobëta, po u krijojnë vështirësi  skuadrave pretendente. Në momentet kur mendon se një skuadër triumfon, goditet në ndeshjen e radhës e kështu kampionati nuk ka stabilitet dhe nuk ka drejtim dominant”, kështu u shpreh fillimisht Agim Canaj, i cili hapësirën dyjavore pa ndeshje zyrtare e vlerëson në favorin e trajnerëve dhe të rikuperimeve. “Gjithmonë hapësirat ndokojnë për mirë, kryesisht te skuadrat që janë formuar më vonë në nisjen e sezonit. Nga ana tjetër, kjo u vlen skuadrave për të rikuperuar të dëmtuarit, apo për të ardhurit me vonësë dhe nuk janë përshtatur plotësisht me ekipin”. Për Canajn, lëvizja e trajnerëve do ketë ndikim negativ te skuadrat, kryesisht në përshtatjen e ideve të tyre në fushën e lojës. “Deri në javën e 8-të janë ndërruar 7 trajnerë, dhe kjo ka sjellë këtë ndikim negativ te skuadrat, kryesisht në përshtatjen e ideve të tyre në fushën e lojës. Me këtë pushim, ata kanë marrë kohë për tu përshtatur. Kjo javë e 9-të do paraprijë nga “Derbi” i kryeqytetit Partizani-Tirana, i 171-ti mes tyre. “Gjithmonë ndeshjet “derbi” janë të forta, dhe dy ekipet i ka gjetur më pak të organizuara në stafet drejtuese. Do ketë problematika në organizimin e skuadrave në fushë, por lojtarët kanë kualitete dhe do japin më të mirën. Uroj që të fitojë ajo që do ta meritojë në fushën e lojës”. Me këtë javë të 9-të mbyllet faza e parë dhe Canaj nuk mendon ndryshime të dukshme në renditje. “Në javën e 9-të luhet sfida Tirana-Egnatia dhe pas “derbit” me Partizanin, bardheblutë kanë një tjetër sfidë të vështirë. Sepse Egnatia ka kënaqur me lojën e saj, po tregohet e organizuar dhe me përbërje cilësore. E mendoj në krye të renditjes për fazën e parë, por edhe pretendente deri në fundin e kampionatit”, ishte kjo analiza e tetë javëve të para të Abissnet Superiore 2023-2024.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 9

Të shtunën, 21 tetor 2023

Skënderbeu-Vllaznia      17:00

Të dielën, 22 tetor 2023

Kukësi-Laçi                    14:00

Dinamo-Teuta                17:00

Të hënën, 23 tetor 2023

Tirana-Egnatia               14:00

Erzeni-Partizani              17:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              8        16

2.Laçi                   8        13

3.Tirana                7        13

4.Skënderbeu        8        12

5.Partizani            6        11

6.Erzeni                8        11

7.Vllaznia             8        9

8.Teuta                 7        8

9.Dinamo City      8        7

10.Kukësi             8        7

E prapambetur nga Java 6

Të enjten, 19 tetor 2023

Partizani-Tirana              19:00

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 8 

Të shtunën, 21 tetor 2023

Flamurtari-AF Elbasani  14:00

Të dielën, 22 tetor 2023

Tomori-Besa                  14:00

Korabi-Burreli                14:00

Luzi2008-Apolonia        14:00

Kastrioti-Vora                14:00

Bylis-Lushnja                 14:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Bylis                  7        19

2.AF Elbasani       7        16

3.Apolonia            7        14

4.Vora                  7        12

5.Flamurtari          7        12

6.Tomori              7        9

7.Kastrioti            7        9

8.Korabi               7        8

9.Lushnja              7        7

10.Burreli             7        4

11.Besa                7        4

12.Luzi 2008        7        2

Kategoria e Parë

Pas Kupës, kryendeshja Flamurtari-AF Elbasani

Kjo javë është e ngjeshur për të gjitha skuadrat në Kategorinë e Parë, pasi në mesjavë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe në fundjavë luhet java e 8-të e kampionatit. Te Flamurtari, trajneri Emiljano Çela ka menduar që në përballjen e kupës të luajë me lojtarët e stolit, ndërkohë që titullarët do t’i lërë pushim, për të mos i konsumuar para sfidës me AF Elbasani. Po në të njëjtën rrugë duket se është duke u përgatitur edhe skuadra e AF Elbasanit, ku trajnerit Nevil Dede i duhet të mendojë së pari për transfertën e Kupës së Shqipërisë në Lezhë, por edhe për kryendeshjen në Vlorë me Flamurtarin, në Kampionat.