Albin Kurti nuk i beson SHBA’së: Dialogun me Serbinë e udhëheq me BE’në, nuk përmend askund amerikanët

446
Sigal

Qeveria e  Republikës së Kosovës sot ka votuar për programin qeverisës për vitet 2020-2023, ku në këtë plan Albin Kueri dialogun me Serbinë e udhëheq me BE’në, nuk përmend askund amerikanët, duke i dalur edhe zyrtarisht kundër këtyre të fundit.

Në kuadër të programit për tre vitet e ardhshme, ku flitet për prioritetet dhe vendimet që do të merren për të përmirësuar gjendjen në vend, është edhe qasja ndaj dialogut me Serbinë, ku ajo do të bëhet me Bashkimin Europian dhe jo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tema e bisedimeve është lënë si pikë e fundit, e programit 45 faqesh, ndërsa, tregohen edhe orientimet e përgjithshme të Qeverisë për sa i përket agjendës së integrimit evropian dhe politikës së jashtme.

Kujtojmë, që me shumicë votash kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-23.

Kryeministri Albin Kurti, ka urdhëruar sekretarin që deri me 13 mars ta sjellin planin e punës për programin qeverisës.

“Qeveria jonë ka marrë mandatin që t’u përgjigjet kërkesave qytetarëve. Ky program bazohet drejtpërdrejt në përputhje me qëndrimet e koalicionit”, thuhet në njoftim./gazetametro