Qeveria tërhiqet nga vendimi, banorët e Thumanës nuk dalin nesër nga hotelet

547
Sigal

Ishte paralajmëruar se më datë 3 Janar qytetarët e strehuar pas tërmetit të 26 Nëntorit nëpër hotele për shkak se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme, duhet të largoheshin, por me sa duket reagimi i këtyre të fundit por edhe i opinionit publik e ka bërë qeverinë të ndryshojë mendje.

Autoritetet vendore dhe qendrore janë tërhequr nga vendimi për t’i larguar nga hotelet e Shëngjinit. Pasi jo të gjithë kanë gjetur banesat me qira, vendimi për qëndrimin e tyre në hotel është shtyrë.

Një fakt i tillë është konfirmuar nga vetë banorët të cilët thonë se mbrëmjen e së mërkurës kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi.

Sipas tyre, Bushi u ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira. Dhe në fakt një gjë e tillë duket e vështirë për këta banorë të cilët thonë se tregu i qirave është rritur.