Meta-Rama, lufta për votat e socialistëve që po braktisin Rilindjen

420
Sigal

Arben SHAHINI

Meta i drejtohet direkt socialistëve dhe Asamblesë së kësaj Partie duke i kujtuar atyre se Ramën nuk e lidh asgjë me socialistët dhe se ka qenë ai që e ka afruar dhe ka bërë që të ngjisë shkallët e karrierës në PS. Kaq ka mjaftuar që Rama të tërbohet dhe të nisë një sulm frontal ndaj Metës, Kryemadhit dhe LSI.

Përgjatë gjithë ditës së sotme kemi parë sulme dhe kundërpërgjigje mes Ramës dhe Metës. Thelbi i tyre është se kush është më shumë socialist dhe se cilin prej tyre duhet të votojnë socialistët e vërtetë me 25 prill. Lufta ka arritur deri tek dwshmorwt e luftws. Rrëshqitja e Ramës në sulme personale ndaj Metës dhe Kryemadhit është një dëshmi se atij tashmë i djeg roli që ka marrë Meta për tu afruar gjithnjë dhe më shumë me socialistët.

Ajo që Rama ka kuptuar në këtë fund të mandatit të dytë është se ai tashmë po e ndjen se socialistët po e braktisin atë. Ai i harroi përgjatë 8 viteve në pushtet duke i trajtuar ata si skllevër dku ky sillej si skllavopronari që i jepte copën e bukës. Mjafton që të shikosh qeverinë e këtyre 7 viteve dhe atë të sotmen për të kuptuar se aty nuk ka më asnjë socialist nga ata që kanë milituar me idealizëm në këtë Parti që nga dita kur ndryshuan emrin nga PPSH në PS.

Për të shkuar më tej, ata që kanë përfituar më shumë nga qeverisja e Ramës kanë qenë vetëm një grusht oligarkësh që ndanin paratë me të, ndërsa socialistët kanë parë se si me votën e tyre kanë bërë të majmen dhe të bëhen miliarderë një grusht I vogël njerëzish. Pikërisht në rrthana të tilla politike, ndërsa 25 prilli po afrohet është ndezur lufta mes Metës dhe Ramës për votat e socialistëve.

Çfarë ndodhi sot

Rama i është përgjigjur publikisht nga Asambleja e PS Presidentit Ilir Meta, pas letrës së këtij të fundit drejtuar socialistëve, ku iu thoshte se ai ka marrë peng partinë, ndërsa deklaronte se jep dorëheqjen nga detyra, nëse Rama i thotë emrat e kriminelëve që ka takuar.

Me tone të ashpra, Rama tha se nuk ka video për takimet skutave të Metës, por shtoi prerë se Presidenti dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë.

“Ilir Meta iu ka shkruar një letër, nuk e di a Taulanti do ta përfshinte në rendin e ditës, por ajo që më ka bërë përshtypje është: Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë ministër. Kjo është një shprehje që tregon sa shumë i do Meta emigrantët në thelb.

Meta, Monika, Saliu dhe Luli nuk duan të dinë fare jo për emigrantë, po për askënd tjetër që nuk hyn në rrethin e tyre. Po nuk ishe i LSI, ose i korruptueshëm nga LSI, ti nuk ekziston për Ilir Metën, fare! Që unë kam qenë emigrant ky është fakt, që unë dua që të kemi prapë emigrantë në listën e deputetëve, është krejt e natyrshme për ne, por kjo këngë e refugjatit që erdhi i bë ministër, është kënga e atij që në thelb e do Shqipërinë vetëm për vete.

Sikur të kishte mundësinë ta kishte vetëm për vete, do ta kishte zbrazur komplet. Ilir Meta flet për banditë e për trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektualë qenkan përjashtuar nga PS, dhe iu kërkon të bashkoheni me të për të marrë mbrapsht Kastriot Islamin, që më rezulton të jetë profesori i vetëm i përjashtuar, dhe t’i bëni atë që s’thuhet PS, por këtu vlen diçka tjetër, që të thuhet, rithuhet, dhe unë e them dhe e rithem: jo vetëm për reformën në drejtësi, por dhe luftën kundër krimit, atë që bën PS, as nuk mund ta conte njeri nëpër mend.

Kujt i shkonte në mend se ata që kanë kryer krime të rënda, të japin llogari për pasuritë e tyre. Iliri do video, unë me video nuk merrem fare, s’më interesojnë fare videot dhe llafet për videot. Kërkon video për skutat ku ai futet, por është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak, as ka pas, as ka për të pasur më, që dergjet skutave, për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të forta të tij në Asamblenë e PS.
Teksa i drejtohet me fjalët e ashpra “o shoku thirri mendjes”, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se e “dua më shumë Margaritën se Monikën, pasi kjo e fundit braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim”.
Me një gjuhë të ashpër, ashtu si dhe kryeministri, Kreu i Shtetit thekson se nuk ka Atdhe në botë pa dëshmorë e heronj.

Reagimi i Metës:
O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur Edi Ramës për deklaratën e këtij të fundit se Vasili për kryetar të LSI nuk e vendos Kryemadhin para Metës.
Vasili thekson se Rama nuk shërohet kurrë pasi mezi merr frymë dhe ironizon duke theksuar se nuk e kupton pse nuk i japin një pompë që të marrë fryme dhe të vijojë të gënjejë.
Sipas tij, Rama nuk shërohet kurrë nga sëmundja e rrenës.

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Edi Rama nje rrenacak shume shume i lodhur qe mezi mer fryme.
Nuk e kuptoj xhanem pse i kursejne edhe nje pompe, qe te marre fryme qe te vazhdoje te genjeje, te vetmen qe di te beje.
Ja si genjente rrenacaku, qe per kater vjet do ti bente me uje 24 ore ne dite shqiptaret.
Ky nuk sherohet kurre nga semundja e rrenës.