Mbyllet barazim ndeshja  Kazakistan-Shqipëri

Shqipëria barazoi pa gola në Kazakistan në sfidën e tretë të Ligës së Kombeve.Të dy skuadrat krijuan raste shënimi prej fillimit, por pa arritur të realizonin.Trajneri Reja aktivizoi disa të rinj, mes tyre Kallaku si debutues dhe Kumbulla e Broja si titullarë.Në ndeshjen tjetër të grupit Lituania do të presë Bjellorusinë.

Prurjet e shumta në kombëtare dhe ndryshimet që ka bërë tekniku italian Edi Reja kanë bërë që ekipi të mos jetë shumë i harmonizuar, por gjithësesi është një grup që të bën të shpresosh. Ndeshja e rradhës e Kombëtares shqiptare luhet pas tre ditësh, po në transfertë, ndaj Lituanisë, e cila na mori tre pikët në “Air Albania”.

NOA