Gëzim Zilja: Shqipëria do të zvogëlohet 80 ha me planin arab për Portin e Durrësit

271
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Nëse plani arab për Portin e Durrësit realizohet, e sigurtë është që Shqipëria qysh nga dita e nënshkrimit të kontratës, që asnjëherë nuk do të bëhet publike nga hajdutët e qeverisë, do të zvogëlohet me 80 ha = 800.000m2. Ismail Qemali, kur Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, panë kufijtë e miratuara nga Evropa e iu ankuan, tha: “Bijtë e mi. Në kushtet kur jemi të rrethuar në Jug e Veri nga armiq, le të pranojmë këtë Shqipëri. Nëse ata, që do të vijnë pas, nuk e zmadhojnë dot, le ta mbajnë kaq sa ua lamë ne.”

Dhënia me qira apo shitja (ende nuk dihet) e Portit strategjik të Durrësit, është tradhëti kombëtare dhe zvogëlon Shqipërinë me 800.000m2, e kthen në vend vassal, edhe më të varfër. Dhe mos u bëni kaq injorantë ju, perkrahësit e qeverisë së Edi Ramës, se Alamari e do Shqipërinë, dashuron shqiptarët, është bamirës, etj, etj. Turp! Biznesi ka vetëm një parim: fitimin. Janë të tjera rregulla e ligje që i venë fre atij. Opozita që fle, bën hartime e ha fara luledielli, nëse vazhdon të heshtë për këtë problem kombëtar, është po aq tradhëtare sa dhe pozita, që qeveris Shqipërinë.