Ergys Alushi: Kush i lejon këto abuzime në Vlorë?

292
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pritën dhe u përgatitën lokalet në Qendrën Historike, që të “ngrinin punë”, kur të luheshin ndeshjet e Evropianit të futbollit, por zhgënjimi është i madh! Aty erdhën u ngritën disa çadra e u vendos një televizor i madh dhe filluan të shiten qofte, salçiçe e birra! E njëjta situatë ndodh edhe në fillimin e Lungomares.

A kanë marrëveshje me bashkinë këto subjekte për shfrytëzimin e sipërfaqes që kanë zënë?

A u është matur kjo sipërfaqe nga inspektorët dhe sa është?

A paguajnë taksë në bashki këto subjekte?

Nëse dikush nga bashkia ka detyrimin të përgjigjet është i mirëpritur, sepse do të ishte shumë e rëndë nëse nuk kanë asnjë përgjigje, nëse nuk ka transparencë!

Nëse nuk ka përgjigje, përse nuk reagojnë lokalet në zonat përkatëse, ndaj një abuzimi të tillë?