Prof. Dr. Arben Malaj: Pushteti absolut prodhon kriminalitet

265
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Nuk ka fjalë ngushëllimi për fatkeqësinë e Fierit dhe të Velipojës.

Në rastin e Fierit konstatohet se qytetarët e thjeshtë që i përdorin makinat për mbijetesë apo pushime modeste, gjobiten kudo dhe nga çdo autoritet policie, bile në një garë midis tyre, kush gjobit më shumë. Të fortët, që kërcënojnë jetën e të pafajshmëve, janë të frikshëm për policët e thjeshtë, sepse kanë pushtetin korruptues të parave dhe lidhjeve politike.

Rasti i Velipojës dhe i gjithë vijës bregdetare është alarmant sepse:

(1) një vend që zoti i ka falë qindra km Bregdet, ka shumë pak hapësira publike për pushuesit ditorë, çka nxit tensione, por edhe zhgënjim e dëshpërim publik;

(2) ndryshe nga çdo vend tjetër, menaxhimin e hapësirave dhe lejeve në territore, e bën pushteti vendor;

(3) krijimi i agjensive kombëtare, që ju marrin kompetencat pushtetit vendor edhe për qëllime korruptive, është lakmusi, që vërteton modelin e dështuar qeverisës;

(4) dhënia e lejeve çdo vit dhe mundësisht sa më vonë, krijon premise korruptive dhe ushqen deri krime vrastare;

(5) reduktimi i decentralizimit dhe autonomisë financiare të pushtetit vendor, por edhe të shumë institucioneve, agjensive, është tipari lehtësisht i kuptueshëm i modelit qeverisës, që vuan nga sëmundja e pushtetit absolut, që korrupton në mënyre absolute; që kërcen kohezionin social dhe demokracinë funksionale; që varfëron akoma më shumë dhe ushqen rritjen e kriminalitetit.

Pa eleminuar modelin e pushteteve absolute, pa i dhënë fund kulturës së pandërshkueshmërisë – e ardhmja nuk mund të jetë më mirë se e tashmja dëshpëruese dhe varfëruese në ndjesitë dhe përgjegjësitë sociale.