Msc Anila Aliko/ Roli i Kartës së Performancës në përmirësimin e cilësisë së arsimit

1580
Në Shqipëri është vënë në qendër të vëmendjes zhvillimi i një sistemi modern të arsimit dhe formimit profesional që i përgjigjet kërkesave që ka sot tregu i punës. Rritja e cilësisë së arsimit mbetet ende sfida kryesore dhe afatgjatë, e cila kërkon mësues me performancë të lartë e të përkushtuar ndaj profesionit. Një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë në arsim luan dhe implementimi i Kartës së Performancës, e cila mat në mënyrë objektive nëpërmjet realizimit të treguesve të saj, rezultatet dhe arritjet e nxënësve në shkolla, drejtimin dhe menaxhimin e situatës dhe burimeve njerëzore, gjetjen e rrugëve për realizimin me sukses të planeve mësimore-edukative, vlerësimin e arritjeve dhe përpjekjeve të nxënësve në bashkëpunim me mësuesit për arritjen e objektivave të vendosura si dhe bashkëpunimin me komunitetin në mbështetjen e veprimtarive shkollore. Karta e Performancës së shkollës është një sistem i projektuar për informacion, dobishmëri, me qëllim afrimin e të dhënave për arritjet e shkollës gjatë një viti shkollor. Ajo garanton cilësinë e ofertës së shkollës përmes treguesve të standartizuar dhe shërben si instrument për vetëvlerësimin e shkollës dhe inspektimin e saj nga njësitë arsimore vendore që analizojnë dhe krahasojnë rezultatet e shkollës me tregues të ndryshëm të arritjeve në një dokument lehtësisht të përdorshëm. Në këtë mënyrë, Karta e performancës së shkollës do të jetë nxitëse për metoda më cilësore dhe bashkëkohore për vlerësimin e punës në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, nëpërmjet krahasimit të shkollës me veten dhe me shkollat e tjera në të njëjtin rajon. Sinjalizon një epokë të përgjegjësisë shkollore, që nderon punën e shkollës me veten dhe siguron një shërbim cilësor për nxënësit dhe prindërit. Eksperienca tregon se performanca dhe aftësitë personale-profesionale, pritjet dhe marrëdhëniet që ndërton në klasë mësuesi janë faktorët kyç që influencojnë sjelljen, qëndrimet dhe progresin e nxënësve. Kur mësuesit kanë urtësinë, efikasitetin për të adoptuar një shikim kritik të praktikës së tyre, ata kanë gjithashtu përbërësit vitalë për të rritur praktikën e tyre në klasë.pёrshkruajnё. Karta e performancës nuk mund të implementohet me sukses në shkollë nwqoftwse mungon përkushtimi dhe dëshira e mësuesit për punën. Karta e performancës nuk mund të implementohet me sukses në shkollë në qoftë se mungon përkushtimi dhe dëshira e mësuesit për punën. Si burimi mё i rёndёsishёm dhe mё i kushtueshёm nё shkollё mёsuesit janё thelbёsorё nё pёrpjekjet pёr pёrmirёsimin e shkollёs. Fokusi ёshtё nё arritjet e nxёnёsve dhe mёsues cilёsorё janё ata qё mund tё pёrmirёsojnё rezultatet e studentёve, tё pёrmirёsojnё boshllёqet e nxёnёsve nё mёsimnxёnie. 
Parimet e përgjithshme të Kartës së Performancës.
Karta e Performancës përfshin një sërë treguesish, matja e të cilëve siguron informacion rreth rezultateve të shkollës. Këto vlerësime janë të përvitshme dhe përdoren për krahasim dhe renditje 
në nivel rajonal. Plotësimi i Kartës së Performancës realizohet nga shkolla duke u mbështetur në burime si: të dhëna stastikore të siguruara nga shkolla, të dhëna nga testet në nivel rajonal, të dhëna nga provimet në nivel kombëtar, të dhënat e pyetësorëve të zhvilluara në nivel rajonal, të dhëna nga pyetësorët që zhvillohen me nxënës, prindër dhe mësues. Karta e Performancës bën të qartë për prindërit pikat e forta dhe të dobëta të shkollës ku fëmija i tyre mëson apo do të mësoje.
Treguesit e Kartës së Performancës
Janë të matshëm, objektivë, të verifikueshëm dhe të kuptueshëm. Ata lidhen me vlerësimin e arritjeve të të nxënit, menaxhimin e shkollës, zhvillimin e burimeve njerëzore, klimën, etikën. Sistemi i treguesve përbëhet nga treguesit e standartizuar qëndrorë të cilët janë të përbashkët për të gjitha shkollat, treguesit lokalë të cilët caktohen nga njësia përkatëse arsimore vendore. Të gjithë këta tregues ia lehtësojnë punën drejtorit të institucionit arsimor, kur duhet të përmbledhë nevojat profesionale të mësuesve, t’i menaxhojë ata, të bëjë vlerësimin objektiv të mësuesve, hartimin e planit vjetor të shkollës si dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Prindërit në bazë të treguesve të Kartës së Performancës kanë mundësi të kërkojnë përmirësime të caktuara në arritjet e shkollës dhe të japin ndihmesën e tyre për këto përmirësime.
Klasifikimi i treguesve
Renditja e shkollave bazohet në vlerësimin e matjeve sipas treguesve:
1.Tregues të siguruar nga shkolla dhe të dërguar zyrtarisht në DAR/ZA.
2.Tregues të vlerësuar nga të dhënat e pyetësorëve.
3. Tregues të ndryshimeve të dy viteve të njëpasnjëshme(ose krahasuese).
4. Tregues që matin ndryshimin midis vlerave të arritura nga shkolla me ato në nivelin kombëtar.
Gjatë zbatimit dhe realizimit të treguesve të Kartës së Performancës u ndeshen vështirësi në realizimin e objektivave të planit vjetor. Mësuesit ndërtuan një sërë veprimtarish mësimore, hartuan plane pune të kujdesshme përsa i përket rritjes së mesatares së nxënësve me objektivitet dhe jo në mënyrë fiktive, si dhe rritjen e përqindjes së nxënësve kalues në provimet e lirimit. Gjithashtu rëndësi iu kushtua jo vetem vlerësimit të njohurive të nxënësve, por edhe punës që bëjnë nxënësit për të përfituar këto njohuri. Nëpërmjet punës mësimore-edukative në shkollë tek nxënësit u edukua këmbëngulja, vullneti dhe ndjenja e përgjegjësisë për punë. Në këtë proces pune mësuesit dhe nxënësit janë pjesëmarrës aktivë, bashkëveprues me njeri-tjetrin. Bëhet pyetja: mësuesi bën punën e lehtë apo të vështirë? Natyrisht që bën punën e vështirë që do të thotë të punosh me nxënësit e vështirë, t’u rritësh atyre besimin në forcat e veta, t’u krijosh besimin se faktorët që u shkaktojnë prapambetjen do të jenë të përkohshëm. Wshtë e rëndësishme që drejtuesit të kenë një sens shumë të zhvilluar të perceptimit të njerëzve (mësues, nxënës, prindër), të kuptojnë ndjenjat e stafit, nevojat e tyre dhe se çfarë ata presin. Këta janë njerëzit që menaxhohen, prandaj duhen trajtuar në terma humane. Shqetësimi i sinqertë për njerëzit dhe për mirëqenien e tyre është bashkëudhëtar i inkurajimit të tyre për të arritur rezultate të mira. Të dhëna të vlerësimit Kartës së Performancës janë një informacion i rëndësishëm për të gjykuar për vlefshmërinë e metodave seleksionuese, për të vlerësuar nëse këto metoda sigurojnë përzgjedhjen e mësuesve të mirë për institucionin.Vlerësimi i Kartës së Performancës mund të çojë në identifikimin e nevojave të mësuesve për formim dhe zhvillim të mëtejshëm, shërben si bazë për përmirësim dhe zhvillim. Performanca i referohet shkallës se kryerjes së detyrës dhe suksesit të treguar në punën e tij. Identifikon nevojat potenciale të trajnimit, inkurajon përmirësimin e performancës.
Sigal