Meta: Po më detyron, që të thërras mediat e huaja dhe të vë lule mbi varrin e…

881
Sigal

Gjatë konferencës së radhës, në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën e thellë, presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se papërgjegjshmëria që po tregon kryeministri i vendit, Edi Rama, po bën që të vlerësohet edhe figura e Ramiz Alisë, udhëheqësit të fundit të regjimit komunist.

Meta tha se nëse vazhdon kjo papërgjegjshmëri, do të detyrohet që të thërrasë mediat ndërkombëtare dhe do të shkojë të vërë një tufë me lule mbi varrin e Alisë, i cili të paktën u tregua i përgjegjshëm në vendimet që morri në fillimet e demokracisë.

“…Do të detyrohem që të thërras mediat ndërkombëtare dhe të shkojë të vë një tufë me lule në varrin e Ramiz Alisë. Edhe pse ishte sunduesi i fundit komunist i vendit, edhe pse kishte ardhur në pushtet me luftë, edhe pse vendosi në vend një armiqësi të madhe, me luftën e klasave, kur erdhi momenti, Ramia Alia u tregua më i përgjegjshëm në vendimet që mori në atë kohë. Dhe sot, e vlerësojmë akoma më shumë maturinë e tij, kur shohim se çfarë po ndodh e si po sillen politikanët”, deklaroi Meta, ndërkohë që fliste për papërgjegjshmërinë e Ramës në këtë situatë.