Reali lë mënjanë Pogba, klubi në tratativa të avancuar me yllin e Ajaksit

544
Sigal

Real i Madridit nuk heq dorë nga ideja për të nënshkruar me një mesfushor këtë sesion merkatoje. Tekniku Zinedin Zidan kërkon të transferojë në ‘Santiago Bernabeu’ patriotin e tij, Pol Pogba.

Por, Mançester Junajtid nuk hap rrugë dhe në ditët e fundit palët sikur janë distancuar. Në këtë formë, drejtuesit madrilenë kanë kthyer vëmendjen nga lojtari i Ajaksit, Doni Van De Bek.

Futbollisti ishte një nga ata që shkëlqyen në sezonin e kaluar me holandezët, ndërsa Reali është në tratativa të avancuara, ndërsa ka marrë miratimin e 22-vjeçarit.

Sakaq, tashmë spanjollët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Ajaksin, teksa në ditët e ardhshme mund të vijë edhe konkretizimi i marrëveshjes, duke qenë se lojtari preferon kalimin në Madrid.

Në këtë formë, boshti i Ajaksit të vitit të kaluar do të shpërbehej pas edhe transferimeve të De Jong dhe De Ligt.