Meta: Anti-shpifja është rrëzuar tani, vetë Këshilli i Europës e ka çuar në ‘Venecia’

276
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se e Paketa Antishpifje, paketa ligjore kundër mediave, e përpunuar nga Kryeministri Edi Rama, është një akt i paprecedentë që tashmë është rrëzuar, pasi vetë Këshilli i Europës e ka çuar atë çështje në Komisionin e Venecias.

‘Kini parasysh se me Antishpifjen ka ndodhur në akt i paprecedentë, – tha Meta në një konferencë të shkurtër shtypi sot. Ajo e rrëzuar është tani.Ka ndodhur akt i paprecedentë.Sepse vetë Këshilli i Europës e ka çuar në ‘Venecia’. As nuk duhet të ishte vënë në diskutim kjo çështje.Ju gazetarët keni pasur dhe keni gjithmonë të drejtë’, nënvizoi Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.