Ish-deputeti dhe nën/Kryetar i Parlamentit Myslim Murrizi denoncon publikisht ‘patronazhistët’ e partisë në pushtetin gjyqësor që po fusin vendin në kaos duke u kthyer në shërbëtor të partisë dhe krimit. Shumica e tyre janë të zhytur në pazare me krimin, kanë dhënë vendime kundrejt rushfetit dhe vijnë nga strukturat e sistemit komunist
Ish-deputeti i PD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi, e ka denoncuar publiksht gjyqtarët, të cilët sipas tij u bënë pjesë e goditjes së pluralizmit në vend. Ndër të tjera ai shkruan se tre gjyqtarë marrë peng drejtësinë pas “Vettingut”, rikthyen Shqipërinë në një vend monist. “Një turp i paparë në asnjë vend të botës ku dy përfaqësues të znj. Kim ishin në sallën e gjyqit si palë e “interesuar” që në Shqipëri opozitën ta emërojë qeveria.Turp për Shtetin që përfaqësojnë se për individët e pranishëm në sallë dhe padronen e tyre Yuri Kim nuk besoj që ka kuptim turpi si term, si shprehje apo si nocion. Një komuniste e ardhur nga mjafti, me mbiemrin Vogli (se emrin besoj që të gjithe ia dimë), e punësuar para 1 viti nga znj.Kim në ambasadën amerikane, me urdhër të themeluesit të Mjaftit, që është edhe padrino de facto i Kimit, bashkë me një fundërrinë tjetër i tipit McGonigal “detyruan” tre gjyqtarët plehra të “drejtësisë” që të vendosin se kush duhet të jetë opozitë në Shqipëri”, shkruan në një reagim në faqen e tij Murrizi. “Per te qene i drejte dua te them qe nuk eshte pa pergjegjesi edhe PD sepse ne vitin 2016 votoi e rreshtuar 140 me zero ne Kuvend si njerez pa kurajo te tredhur e frikacak, kete mender reforme,te drejtuar nga nje ish hetues enverist me familjare trafikant, te inskenuar nga nje felliqesire komunist si xhorxh sorros. Pastaj ne 27 qershor 2017 nje jave para zgjedhjeve, votoi 27 plehra dhe ordinere si trupe vetinguese qe ne fakt koha tregoi qe ishin llumbi i shoqerise Dhe pa dyshim qe kur voton si tufe dhe mer vendime si skllav, do te vuash ne kurriz pasojat e vendimeve dhe qendrimeve tuaja, sidomos kur ato vendime i mer nga frika, i kapur ose i tredhur nga zullumet qe ti tundin para surratit sa here qe ju duhet te te perdorin”. Më poshtë do paraqesim disa nga denoncimet për secilin gjyqtarë, informacione të shkëputura nga faqja e z.Murrizi.
Elona Mihali – Gjyqtarja e Apelit që bëri pronarë në Dhërmi të dënuarit për falsifikim
Elona Mihali, gjyqtare e Gjykatës së Apelit ishte relatore e çështjes së vulës së PD. Ajo e ka kaluar Vettingun pa ankesë nga institucionet që bëjnë filtrimin e gjyqtarëve dhe ILD.Në fakt, mbi gjyqtaren në fjalë ka akuza nga më të rëndat që kompromentojnë aktivitetin e saj në sistemin e drejtësisë. Elona Mihali akuzohet se i ka dhënë 546 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi disa të dënuarve për falsifikim të dokumenteve, me një vendim gjyqësor korruptiv.
Shkelje për të cilën gjyqtarja Mihali nuk është ndëshkuar dhe as nuk rezulton që të jetë hapur ndonjë procedim disiplinor ndaj saj.
Irida Kaçerja e paditur nga KPA për vendime abuzive
Irida Kaçerja është një nga gjykatëset e Gjykatës së Apelit e cila një ditë më parë firmosi rikthimin e monizmit në Shqipëri. Vendimi për t’i mbajtur peng vulën Partisë Demokratike është i paligjshëm, skandaloz dhe një precedent i rrezikshëm. Kaçerja iu bind urdhrit të Edi Ramës për të vrarë pluralizmin në politik, 33 vite pas rrëzimit të regjimit komunist.
Por kush është gjyqtarja në fjalë?Irida Kaçerja është paditur në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë nga KPA se ka dhënë vendime abuzive. Sa e besueshme mund të jetë për qytetarët një gjykatëse e paditur për vendime në shkelje me ligjin, që në vend të bërjes drejtësi e ka zhbërë atë?
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja enverist, kaloi vetingun i pistë deri në grykë
Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit që dha vendimin skandaloz kundër Kuvendit të PD në 11 dhjetor 2021, ishte edhe Astrit Kalaja, i marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe i urdhëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ish-deputeti i PD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi, e ka denoncuar publiksht gjyqtarin Astrit Kalaja si një enverist dhe ish-sekretar i rinis komuniste të Shkodrës, shok partie i komunistit Arben Kraja ish-drejtues i SPAK.
‘Astrit Kalaja një enverist, ish sekretar i rinis komuniste Shkodër, shok partie i komunistit Kraja të SPAK-ut që për tre vjet punoi si kamarier për ti shërbyer kafe zj. Kim, që ka kaluar vetingun duke qënë i pistë deri në grykë’, shkruan Murrizi në Facebook.






















