Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se në këto momente kritike, kur Narkoqeveria ka dëmtuar jetën e të rinjve shqiptarë, sporti mbetet shpëtimi më i madh për ta dhe për shoqërinë.
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për injorimin dhe përçmimin e sportit, duke theksuar se mijëra të rinj, veçanërisht nga familjet e thjeshta, nuk kanë mundësi të ushtrojnë sport pasi mungojnë terrenet e duhura dhe mundësitë financiare.
Meta premtoi se, pas fitore plebishitare të 11 Majit, sporti do të kalojë një transformim madhështor dhe ai do të jetë mbështetësi dhe promovuesi më i fortë i tij në qeverisjen e ardhshme të opozitës.
Ai e mbylli mesazhin duke kërkuar mbështetje për Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për Ilir Metën, duke theksuar se ai do të mbajë gjithmonë fjalën e dhënë.
Postimi i plotë:
Në këto momente kaq kritike, kur Narkoqeveria ka toksikuar jetën e të rinjve shqiptarë me drogë dhe vese, sporti është dhe mbetet shpëtimi më i madh për ta dhe për gjithë shoqërine.
Aktualisht, ushtrimi i sportit për mijra të rinj të familjeve të thjeshta është absolutisht i pamundur, sepse mungojnë terrenet sportive pa pagesë dhe Qeveria e përbuz dhe përçmon sportin.
Si ish-sportist, kam bërë gjithçka për të mbështetur e ndihmuar zhvillimin e sportit.
Si Kryeministër, megjithëse në kohë tepër të vështira dhe me buxhet të kufizuar, kam bërë të pamundurën për sportin.
Meta ka qenë i pari Kryeministër që mbështeti financiarisht Kombëtaren e Futbollit dhe i pari Kryeministër që pajisi futbollistët e Kombëtares me pasaporta diplomatike.
Meta investoi për palestra dhe infrastrukturë sportive.
Meta vendosi standartet më të larta të shpërblimeve për sportistët që fitonin tituj sportivë Ndërkombëtarë dhe ngrinin flamurin e Shqipërisë.
Me fitoren plebishitare të 11 Majit, do bëjmë një transformim madhështor të sportit dhe unë ju jap fjalën se do të jem mbështetësi dhe promovuesi më i fortë i sportit në qeverisjen e ardhshme të opozitës dhe ju të gjithë e dini që unë fjalën e dhënë e mbaj me cdo kusht.
[✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë




















