8 mln euro nga nafta në Shpirag

263
Sigal

Koncesioni i Shpiragut që Soros ja ka kaluar SHELL do ti sjell kësaj të fundit 240 milion euro përfitim në 1 muaj. Të huajt po gllabërojnë pasurinë tonë nëntokësore, ndërsa shqiptarët pagujnë çmimet më të larta të karburanti të dirigjuara nga bordeve anitkushtetuese. Përse qeveria shqiptare nuk bën publike kontratat me kompaninë e huaja?!

Përse qeveria shqiptare nuk bën publike kontratat me kompaninë SHELL? Mungesa e transparencës ngre hije dyshimi për abuzim dhe fshehje e qëllimshme të dhënash reale mbi shfrytëzimin e naftës nga kompanitë: teksa qytetarët pagujnë në kurriz abuzimet me çmimin e lartë të naftës

Në një muaj flitet se nga zbulimi i naftës në Shpirag do përfitohen rreth 240 milion euro. Po përse qeveria shqiptare nuk bën publike kontratat me kompaninë SHELL? Mungesa e transparencës ngre hije të forta dyshimi për abuzim masiv dhe fshehje e qëllimshme të dhënash reale mbi shfrytëzimin e naftës nga kompani të huaja e shqiptare, të cilat kanë marrëveshje me qeverinë dhe shtetin shqiptar. Nafta në Shqipëri ende me çmimin më të lartë në rajon dhe Europë, ndërkohë nga rritja e çmimit, qeveria arkëtoi 550 milionë euro më shumë gjatë vitit 2022. Teksa pasuria nëntokësore e shqiptarëve merret nga kompani të huaja, qytetarët pagujnë në kurriz abuzimet dhe nuk marrin frytet në rritje ekonomike.

Shpimet për gjetjen e naftës dhe gazit në pusin Shpirag 5 vazhdojnë, dhe kompania kërkuese është optimiste për zbulimet që do të bëjë.

Zona e Shpiragut në qarkun e Beratit, është e vetmja ku po kërkohet në territorin shqiptar, ndërsa Shell iu përgjigj interesit të Euronews Albania për procesin.

“Aktualisht, ne po kryejmë shpime në pusin Shpiragu-5, që është pjesë e programit tonë të vlerësimit për zbulimin e Shpiragut. Shpime të mëtejshme do të jenë të nevojshme në pusin Shpirag 4, përpara se të mund të marrim vendimet nëse nafta dhe gazi mund të prodhohen për t’u tregtuar”,- ishte përgjigja e kompanisë.

Procesi i kërkim-zbulimit zgjat në kohë, por shpresat që nën tokën e kësaj kodre të ketë një rezervuar të madh nafte, e për të nisur më tej prodhimin janë të larta. Kjo pasi vetë Shell e ka krahasuar këtë zonë me Val d’agrin në Italinë Jugore, ku prodhohen çdo 24 orë, 85 mijë fuçi, e që me çmimin e bursës arrijnë deri në 7-8 mln euro në ditë.

“‘Shell’ ka investuar miliona dollarë në Shqipëri deri tani. Nëse faza e vlerësimit rezulton e suksesshme, atëherë ne do të përpiqemi të prodhojmë naftë dhe gaz natyror në partneritet me qeverinë e Shqipërisë. Projekte të tilla zhvillimi mund të jenë një faktor transformimi për një vend pritës, duke gjeneruar të ardhura nga taksat, duke krijuar vende pune dhe duke tërhequr investime të huaja në ekonomi”,- shprehet kompania.