Rrëqebulli i Ballkanit rrezikohet nga zjarri në Pukë

1030
Një zjarr i madh që ka rënë në masivin pyjor të Munellës, në Pukë, po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era. Emergjenca Civile, zjarrfikësit dhe banorë të zonës janë duke u përpjekur për shuarjen e flakëve.

Nënkryetari i bashkisë, Astrit Kuçi ka bërë thirrje për të futur në veprim helikopterët, pasi mali i Munellës njihet si streha e rrëqebullit të Ballkanit. Kjo specie është shumë e rrallë dhe flakët mund të shkatërrojnë habitatin e tij natyror.

Vlerësimet paraprake për popullatën autoktone të rrëqebullit në Ballkanin jugperëndimor tregojnë se është popullata e rrëqebullit më e rrezikuar në të gjithë botën. Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se në Shqipëri jetojnë 20-25 rrëqebuj.
Sigal