Mediu tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, kërkon ekspertim të ri për shpërthimin e Gërdecit: Kemi indicie…

Ish-Ministri i Mbrojtjes dhe njëherazi kryetari i Partisë Republikane, Mediu tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, duke i bërë kërkesë gjykatës për gjykim të zakoshëm.

Kërkesën e saj mbrojtja e mbështeti në tre argumente:

NOA

1. Pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (ShBA, Britani, Itali).

2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen

3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç’rrethana ka ndodhur regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)

Mbrojtjes iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit.

Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë.

Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjeve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit.

Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkuan proces të zakonshëm.

Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm, në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.

Në vendimin e saj gjykata nuk u shpreh për formën e gjykimit, por theksoi se mbrojtja duhet të plotësojë kërkesën me argumentet e saj.

Seanca u la me 8 shtator në ora 10:00