MD, dokumenti analitik: Prokurori i Përgjithshëm me shumicë të cilësuar

466
Sigal

TIRANE – Ndonëse deri më tani Prokurori I Përgjithshëm është zgjedhur me shumicë të thjeshtë Ministria e Drejtësisë propozon që ai të zgjidhet me shumicë të cilësuar.

Ky ndryshim pasqyrohet në dokumentin analitik të ministrisë së drejtësisë.

Sipas këtij dokumenti bëhet me dije se polarizimi I vazhdueshëm politik ka ndikuar negativisht në punën e Prokurorit të Përgjithshëm madje merret si shembull edhe rasti I ngjarjes së 21 janarit e për këtë arsye kërkohet që të merren masa. Duket se perceptimi I Ministrisë së Drejtësisë për kreun e organit të akuzës është se ka centralizuar të gjithë këtë institucion. 

Polarizimi I vazhdueshëm politik në shqipëri ka ndikuar negativisht në punën e prokurorit të përgjithshëm në të afërtën e shkuar, ku do të përfshihej edhe hetimi i ngjarjeve të 21 janarit 2011 në Tiranë. Mbështetur edhe në opinionin e Komisionit të Venecias, propozohet që do të ishte pozitive që të kërkohej një shumicë e cilësuar për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm duke e parë kështu si një mekanizëm për të promovuar konsensusin politik dhe për të shmangur rrezikun e politizimit në emërimin e tij ,” – thuhet në dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndryshimet e propozuara I kufizojnë kryeprokurorit disa kompetenca për shembull sipas dokumentit analitik propozohet që roli I këshillit të prokurorisë I cili deri më tani ka vetëm rol këshillimor të kthehet në një këshill që mund të marrë vendime I ngjashëm me KLD për gjyqtarët . 

Paraqitet e rëndësishme forcimi I rolit të këshillit të prokurorisë duke shmangur rolin këshillimor dhe duke e kthyer në një mekanizëm që garanton karrierën dhe profesionalizmin e prokurorëve , si dhe duke e kthyer në një mekanizëm që të mbulojë çështjet e disiplinimit të prokurorëve. Roli i këshillit të prokurorisë duhet riparë në një kohë kur prokuroria e përgjithshme është centralizuar, roli I këshillit duket të jetë thjesht formal , “një lule e bukur që rrethon kryeprokurorin”, ndërkohë që Kryeprokurori është tepër I fortë”. Vendimet për emërimin e , avancimin dhe transferimin e prokurorëve merren vetëm nga Prokurori I Përgjithshëm. Roli I Këshillit të Prokurorëve është vetëm këshillues,”- thuhet ne dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë.

Referuar ndarjes së re territoriale Ministria e Drejtësisë propozon se është e nevojshme të rishikohet edhe organizimi I prokurorisë por ndoshta edhe ai I gjykatave. Po ashtu edhe prokurorive më të ulta duhet t’u jepen kompetenca më të gjera