Nga Fejzo Subashi
Mbrojta dhe respektimi i kushtetutës, nuk duhet kuptuar si rreshtim përkrah Metës, qoftë edhe nëcilësinë e Presidentit. As nuk duhet nënkuptuar thjeshtë si lojë politike dhe si luftë ndaj mazhorancës, apo kundra Ramës dhe Qeverisë së Rilindjes. Jo. Mbrojt e Kushtetutës është mbrojtja e Vendit. Ajo është dhënia e rëndësisë dhe vlerave që ka kushtetuta. Mbrojta me saj është mbrojtja e funksionimi i institucioneve të shtetit, të cilat nuk janë as të individit, qoftë ky edhe Kryeministër, Kryetari i Kuvendit apo President, por janë të Vendit dhe për interesat e Vendit.
Protesta për mbrojtjen e kushtetutës, është detyrim ligjor i çdo qytetari të këtij vendi, pavarësisht ngjyrave dhe ndasive politike, për ti dhënënjëherë e mirëjo thjesht leksion, por një mësim të mire klasës politike shqiptare, qëveç e veç, apo së bashku e kanë konsideruar dhe janë sjellë më kushtetutën dhe institucionet e vendit, si ta kishin pronën vetjake të tyre.
Mos respektimi dhe mos dhënia e rëndësisëdhe rolit që ka kushtetuta për një vend, ka bërë që Vendi ynë , jo një herë por disa herë, jo vetëm është pjesë e krizave, por ka përjetuar kriza të njëpasnjëshme, me shumë pasoja të mëdha për qytetarin dhe fatet e këtij Vendi. Jo vetëm aktorët dhe faktorët e politikës, por çdo qytetar, ka të drejtën e ligjshme të mos pajtohet me shumë gjëra me zotin Meta, si qytetar, politikan, apo qoftë edhe si President i Vendit. Por për inat të tij, apo si kundërshtar të politikës, të zhvleftësosh, të mos respektosh, aq më keq të tallesh me kushtetutën dhe simbolet e Kombit, nuk është thjeshtë tradhti, por diçka më shumë së kaq. Të gjithë kërkojmëzbatim të ligjit dhe mirëfunksionim të institucioneve, as që mund të na shkojëndërmend, aq më keq ta besojmë që të abuzojmë, apo të shkelim kushtetutën. Ndodhur përball këtij fakti, jo aktorët dhe faktorët e politikës, por as qytetari i fundit i këtij vendi nuk duhet ta mendoj kauzën dhe luftën e Presidentit, për mbrojtjen e kushtetutës dhe funksionimit të institucioneve, si luftë për interesat e tij personale, apo tëfamiljes. Unë nuk marr përsipër të bëjë avokatin mbrojtjes së figurës së zotit Meta, si qytetarë, apo si politikan, pasi këtë figurë e pastroj, nëse kishte apo jo probleme, mazhoranca e sotme, e cila jo vetëm e bëri nëmandatin e parë pjesë të pushtetit, por unanimisht e votoj për President të Vendit. Unë si qytetar i këtij vendi, apo edhe si njeri i medias, do e kundërshtoja dhe nuk do lija mundësin time më të vogël, nëse zoti Meta do bëhej njësh dhe pjesë e atyre që vërtet e shkelin kushtetutën, nuk respektojnë institucionet, apo më e keqjavendosja e tyre në funksion tëkarriges dhe pushtetit qëdisponon. Ndaj nuk pajtohem as me një zë, sado i vogël apo i fuqishëm, kudo që shfaqet, qoftë ky i një personi publik, apo qytetari të thjeshtë, qoftë karrocier, apo politikan, qoftë fshesaxhi apo gazetar, pensionist apo sportist, apo analist….
Nëse Meta ka probleme me drejtësinë, ka vjedhur, apo është edhe kriminel, natyrisht që nuk ndjehem mirë, por kjo nuk më jep as mua, as njërit, të drejtë, qoftë edhe politikan, apo person i madh me post publik e shoqëror, që ti hiqi atij të drejtën që nëcilësinë e Presidentit të vendit të mbrojë Kushtetutën. Lufta që bënë ai nëmbrojtje të kushtetutës, të funksionimit të ligjit dhe institucioneve, nuk është thjeshtë luftë për interesat e tij, pasi ka mundësi edhe të tjera, por është një detyrim i një kreu të shtetit. Unë nuk rreshtohem se jam pro Metës si Metë, si politikan, apo se jam i LSI-së, as se urrej Ramën dhe se jam i pa kënaqur me Qeverinë dhe qeverisjen e tij, por se për mua interesat e Vendit, janë më të mëdha se të tyre. Këto interesa realizohen, mbrohen dhe sigurohen nëpërmjet institucioneve dhe kushtetutës Vendit. Le tëtregojmë të gjithë,si qytetar dhe politikan të këtij vendi, respekt, dhe zbatimin e ligjeve dhe të kushtetutës. Le të vëmë në eficencë institucionet e Shtetit. Le të lëmë mënjanëinteresat personale dhe lojën pulitke. Kur të kemi institucionet në zbatim dhe në funksion sipas kushtetutës, atëherë merremi me Metën si politikan, si kriminel, edhe si qytetar. Por që ti themi: “ Pusho!!! Më lër mua të mos njoh, por të shkel ligjet, institucione dhe Kushtetutën!!! Më lër tësillem unë si dua, se ti je kriminel, je i korruptuar, se ti ke vjedhur, se ti ke video etje”. Apo tëngremë militantët, të sponsorizojmë dhe të nxisim të pa kënaqurit, apo ata që kanë pasur edhe fërkime, qofshi këto edhe të fushës politike, duke i kujtuar historinë dhe duke i bërë cv-në më tëkeqe Metës, do të thotë se; realisht ke probleme më përpara me vetveten, pastaj me postin dhe funksionin.
Nëse zoti Meta e mbron kushtetutën , si Metë, si qytetar edhe si politikan, do të ishte vlerë e shtuar, por mbrojtja e kushtetutës nëcilësinë e Presidentit të Vendit është detyrim ligjor. Më mirë se unë këtë e thotë komisioni i ngritur nga Parlamenti për shkarkimin e Metës si President, ku kërkojnë shkarkimin e tij, se ka shkelur kushtetutën.
Ndaj, të gjithë qytetarët, pa dallim moshe, feje, bindje, pavarësisht ngjyrave dhe ngjyrimit që kanë, pavarësisht se janë në poste drejtuese dhe krerë të institucioneve, duhet të rreshtohemi nëmbrojtje të kushtetutës.
Në mbrojte të kushtetutës, jo nëmbrojtje të zotit Meta, duhet të rreshtohen, intelektualët, studentët, artistët, shkrimtarët, peronat publik dhe mediatik.
Nëmbrojtje të kushtetutës, jo nëmbrojtje të zotit Meta, duhet tërreshtohen edhe organizmat dhe organizatat ndërkombëtare të atashuara në Shqipëri. Nëmbrojtje të kushtetutës, jo nëmbrojtje të zotit Meta, duhet të rreshtohen edhe përfaqësitë diplomatike, e sidomos ambasadorët e vendeve mike dhe kryesorë.
Këta nuk duhet ta quajnë thjeshtë një detyrim, apo respekt për vendin ton, por si një detyrim dhe nërespekt të kushtetutës dhe institucioneve të vendeve të tyre. Një titullar i një trupi diplomatik, apo institucioni ndërkombëtar që ushtron funksione në një vend ku nuk respektohet, po shkelet kushtetuta, misioni tij ka marrë fund dhe lë shumë për të dëshiruar, pasi këta “palaço” politikanë të këtij vendi, që nuk respektojnë kushtetutën e vendit tëtyre, si mund tëkenë respekt dhe të respektojnë kushtetutën e vendit tuaj, që ti kryeson.
Ndaj rreshtimi dhe mbrojtja e kushtetutës, nuk duhet konsideruar, si luftë personale e qytetarit dhe politikanit Meta, as si sfidë personale për popullaritet si President, por duhet konsideruar si detyrim qytetar ndaj Vendit, Atdheut dhe Kombit tënd. Aq më pak të marrësh damkën e kundërshtarit të kësaj mazhorance, apo të njeriut kundër Qeveris dhe Ramës. Jo…. Vetë mazhoranca duhet të bëhet pjesë e këtij rreshtimi, pasi është një reflektim, një ndërgjegjësim, mbi të gjitha është një kriter i bazik i nocionit Rilindje.