Tension në stadiumin “Air Albania”, Tirana-Partizani starton pjesa e dytë (VIDEO)

895
Sigal

Ka startuar në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje spektakolare që pritet të dhurojë spektakël, si në fushë dhe jashtë saj.

Bardheblutë e Tiranës, vijnë në këtë takim, si kryesues të kampionatit, ndërkohë që kampionët në fuqi të Partizanit, do të kërkojnë triumfin në derbi, për t’u rikthyer në garën për titull, pas një serish rezultatesh jo fortë pozitive. Plot 19 mijë e 500 tifozë të pranishëm në “Air Albania”, për të ndjekur derbin e kryeqytetit.

LIVE: TIRANA-PARTIZANI 2-1

Batha 16′ (p), 19′ / Melo 2′ 

KOMENTI LIVE:

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime.

Batha 16′ (p), 19′ / Melo 2′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë.

45+2′ Doka ndëshkohet me karton të verdhë, për faull ndaj Melos.

45+1′ Situatë e vështirë në zonën e Tiranës, Vangjeli fiton një duel mes vështirësish ndaj Bardhit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38′ Momente paniku në mbrojtjen e Tiranës, Partizani provon të barazojë shifrat me antë të goditjeve standarte, por Bardhi nuk arrin të përfitojë brenda zonës.

35′ Kobina dhuron spektakël nga e djathta, pas kombinimi me Ngonë, provon të shërbejë në qendër të zonës, por topi devijohet në këndore, e para për bardhelutë.

33′ Hoxhallari provon me një gjuajtje të befasishme nga jashtë zonës, por kontrollon gjithçka Alban Hoxha.

30′ Situatë e vështirë në zonën e Tiranës, Lika për pak sa nuk i dhuron një top në zonë futbollistëve të Partizanit. Vendimtare ndërhyrja e Vangjelit, që largon rrezikun.

29′ Minuta të mira për Partizanin, që kërcënon portën e Likës me Melon, por gjuajtja e brazilianit, devijohet në këndore.

27′ Provon Batha me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

26′ Shfaqet e rrezikshme skuadra e Partizanit, me Melon, i cili harkon një top të rrezikshëm për Çinarin, por kontrollon gjithçka, portieri Lika.

20’ Lëvizja e parë e trajnerit Sormani është aktivizimi i Bilalit në vend të  Braun për të rregulluar prapavijën.

19′ GOOOOOL TIRANA 2-1/ Batha shënon sërish nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin. Në festë bardheblutë. 

18′ Tjetër penallti për Tiranën, Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale, dhe gjyqtari Xhaja drejton për herë të dytë në pak minuta, pikën te 11-metërshi. 

16′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

13′ Penallti për Tiranën. Pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Protestojnë futbollistët e kuq. 

10′ Pranë golit të dytë Partizani. Ilion Lika bën heroin, duke ndalur 2 herë tentativat e sulmuesit të kuq, i cili shpërdoron një mundësi të artë shënimi.

5′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana, me Ngo, por mbrojtësit e Partizanit, janë të vendosur mirë dhe nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

2′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Fantastik braziliani Melo. Shpërthejnë në festë të kuqtë. Me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, futbollisti i Partizanit e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans Likës.  Goli i dedikohet Lorenc Trashit. 

1′ Start i çmendur, Partizani pretendon për 11-metërsh, në minutat e para, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Xhaja.

1′ Ka startuar supersfida! Atmosferë elektrizuese! Sfida fillon me 4 minuta vonesë, për shkak të spektaklit të tifozëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Doka, Muça, Vangjeli, Celhaka, Batha, Torasa, Kale, Kobina, Ngo.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Hakaj, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Çinari, Braun.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja