Ndalimi i Henri Çilit, Abilekaj: Hetimi i paplotë pa emrin e zyrtarit të Drejtësisë që u përgjua

408
Sigal

Gazetari Enton Abilekaj tha në studion Endri Xhafos në Abc News se hetimi për botuesin Henri Çili nuk ishte i plotë, për aq kohë sa nuk është zbardhur edhe zyrtari i lartë në Sistemin e Drejtësisë, me të cilin është përgjuar një bisedë poër të ndikuar në vendimet e Gjykatës së Lartë për tre persona të dënuar për vrasje.

Sipas gazetarit, Çilit i ndodhi kjo pasi filloi të hiqte dorë nga sjellja proqeveritare në media, por se nuk mund të thotë se gjithçka lidhet me këtë.

“Uroj të jetë një shkarje për hir të të afërmit të tij (kunatit sh.r). Procesi do ta vërtetojë këtë. Procesi është i paplotë përderisa personi që do të bëhte lirimin nuk ka dalë.

Kush është personi që është takuar për lirimin e personave të dënuar? Nëse nuk gjendet personi dhe ai nuk ka marrë paratë kemi të bëjmë me një tentativë”, shprehet Abilekaj duke shtuar se duhej të ishte përfshirë SPAK.

“Meqënëse është rast i një gjykatësi të lartë duhej të futej SPAK-u. Dosja duhej të ishte e qartë. Janë përmendur të gjithë përveç atij zyrtari të lartë të drejtësisë. Përmendet që është Dvorani por nuk jemi asnjë akuzë apo fakt që është ai apo jo. Duhet të presim hetimin e plotë për të parë rolin që ka Çili aty për të parë se çfarë vepre penale ka konsumuar“, vijoi ai duke theksuar se nuk bie dakord me qendrimet e Çilit në media, por se ngjarja duhej të zbardhej plotësisht.