Mblidhet Asambleja e PS

58
Sigal

Rilindasit si gjethe që bien në shtator, zbardhen ndryshimet e pritshme në qeveri dhe strukturat e partisë. Ja si aferat korruptive dhe skandalet po bëjnë ‘kurban’ emrat më të përfolur deri në radhët e ministrave në mbledhjen e asamblesë me 4 shtator.

Era e fortë që i shkundi socialistët, ajo e SPAK, që ua bëri të pamundur shijimin e verës, duket se do të jap pasojat e para. Në media të ndryshme në vend flitet se Rama po bëhet gati për “prerje kokash” në qeveri. Ai ka thirrur asamblenë e partisë socialiste më 4 shtator.

“Prisni dhe pak ditë!” – kështu tha Rama pak ditë më parë në një konferencë për mediat që zgjati për gati-gati 2 orë në mesditën e 25 gushtit 2023. Përgjigja erdhi mbi një pyetje që iu bë atij përsa i përket ndryshimeve të pritshme në qeveri. Asokohe Rama iu përgjigj: “Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste vjen shpejt”. Por ditët kaluan dhe shtatori është në prag. Era e fortë që i shkundi socialistët, ajo e SPAK, që ua bëri të pamundur shijimin e verës, duket se do të jap pasojat e para. Në media të ndryshme në vend flitet se Rama po bëhet gati për “prerje kokash” në qeveri. Ai ka thirrur asamblenë e partisë socialiste më 4 shtator sipas një njoftimi të shpërndarë ku thuhet: “Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 4 shtator në orën 16:30. Mbledhja do të mbahet në kompleksin “Xibraku” në Tiranë.” Pritja që i’u tha mediave dhe shqiptarëve Rama pak ditë më parë duket së është shumë afër.

Por cilat pritet të jenë lëvizjet më të forta të Ramës në qeveri?

Delina Ibrahimaj
Koka e parë që “pritet” do të jetë Delina Ibrahimaj, e cila u shkarkua njëherë në fakt nga Rama, por për arsye ende të paqarta vijoi punën në qeveri, të paktën edhe për disa javë. Ibrahimaj u shkarkua pas një sherri gjatë mbledhjes së kabinetit, por më pas edhe ajo edhe Rama dolën në publik dhe mohuan një lajm të tillë. Duket se kryeministri nuk është nxituar në shkarkimin e saj duke pritur vjeshtën për t’ja përfshirë emrin në listën e ministrave të tjerë, që ikin në kuadër të një riformatimi të qeverisë.


Olta Xhaçka
Xhaçka është një ndër bashkëudhëtaret e vjetra të Ramës. Xhaçka është e vetmja ministre investitore strategjike, të paktën me letra, në kabinetin Rama, ndërsa afera që po e merr më qafë është koncensioni i Portit të Limionit ndaj një kompanie private, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK dhe po hetohet prej prokurorëve. Deri më tani Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë llogari për një vendim që e la vendin pa një bazë detare kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.


Frida Krifca
Krifcën nuk e kap tetori në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Anulimi i fondeve IPARD nga KE dhe zbulimi se nga fondet kanë përfituar trafikantë droge apo personazhe pranë maxhorancës si edhe konfirmimi se fondet janë dhënë përmes procedurave korruptive janë një shkak i mjaftueshëm për ta hequr Krifcën nga Ministria e Bujqësisë. Kujtojmë se KE ka kërkuar paratë e IPARD mbrapsht nga Maqedonia kur u hasën shpërdorime, kurse në Bullgari dje u arrestua një kryebashkiak.


Ulsi Manja
Ulsiu një ndër emrat e preferuar të Ramës, pritet të jetë një ndër emrat e parë që do të ndryshohet në qeveri. Manja ka qenë i besuari i Ramës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por në korridoret e ministrisë thuhet se ministri ka qenë i pakujdesshëm në disa SMS që ka shkëmbyer duke menduar se bisedat nuk do të dilnin kurrë.


Bora Muzhaqi
Nuk është kuptuar ndonjëherë se çfarë bën Bora Muzhaqi në krye të ministrisë dhe çfarë bën në fakt ministria që ajo drejton, por politikania e re do të mbahet mend në publik për gafat e shumta që ka lënë. E kush nuk i mban mend deklaratat se nuk kishte kohë të fliste kur mediat e pyesnin mbi një krim makabër ndaj një fëmijë në Fier apo se do t’u mësonte fëmijëve në klasë të parë kodimin para abetares? Ramës nuk i duhen më fytyrat e reja dhe investimet e të tjerëve në qeveri, tashmë që rripi po shtrëngohet dhe përgjegjësinë do ta mbajë ai vetë.


Edona Bilali
Bilali ka qenë në qendër të një skandali me shpërndarjen e fondeve për START UP-et duke ia shpërndarë njerëzve pranë saj. Tashmë që situata politike ka ndryshuar në Shkodër, kurse investitori i saj politik pritet të ketë probleme me drejtësinë, Edona Bilali është një emër, që nuk i duhet më Ramës në kabinet.

Ramës mesa duket duhet të bëhet gati për të shumëpriturën “përgjegjësinë e kam vetë” që ai deri tani edhe përse ka qenë në krye të socialistëve, lideri shpirtëror i tyre, prijësi i fitoreve që humbjet i’a ka faturuar gjithnjë të tjerëve dhe difektet nuk i sheh asnjëherë tek vetja. Një e nga një si gjethet e një vjeshte pritet të bien të rënët e parë nga parajsa qeveritare e engjëjve të “Ramës”.