Masat e reja mbi pandeminë/ Vasili: A janë në rregull nga mend këta?

472
Sigal

Në një mesazh në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë mbi masat e reja mbi pandeminë.

Vasili shprehet se qëndrimet e njerëzve që po menaxhojnë pandeminë janë kontradiktore dhe pa asnjë sens logjik.

“Shvejku tha: “Mirë që u çmendën, po pse të gjithë në një ditë”. “Me lehtësimin e masave do të shtohen rastet me COVID-19″, thonë këta të Ministrisë së Shëndetësisë. A janë ne rregull nga mend këta? Po pse i lehtësojnë atëherë masat këta mendjendritur??? Po edhe njeriu më i fundit në glob e di që lehtësimi bëhet vetëm kur rastet fillojnë të ulen në mënyrë bindëse dhe të qëndrueshme. Kjo është HIÇSTRATEGJIA e Edi Ramës ” bjeri ti biem” për pandeminë”,- shprehet Petrit Vasili në Facebook.