Detaje nga ngjarja e plagosjes së 2 personave në Lezhë, një prej viktimave është rapsodi i njohur (EMRI)

457
Sigal

Detaje të reja nga ngjarja misterioze më dy të vdekur në Lezhë.

Një prej viktimave është rapsodi i njohur Kol Murrani, ndërsa tjetri është identifikuar si Preng Simoni.

Mister mbeten rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tyre, ndërsa policia paraprakisht bën me dije se ata mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Për ngjarjen, ka njoftuar djali i një prej viktimave ndërsa policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Njoftimi i Policisë

 

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të  pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.