Marrëveshja e paralajmëruar/ Basha thirrje Ramës për bashkëpunim: Eja ta nisim punën…

21
Sigal

Opozita e kryesuar nga Sali Berisha e akuzon shpesh herë kryeministrin Edi Rama se ka bërë pazar me Lulzim Bashën.

Si duket Basha tashmë është “zgjuar nga gjumi” dhe është kujtuar për Komisionin e Reformës Zgjedhore për të cilën i bën thirrje Edi Ramës që të nisë menjëherë punën për bashkëpunim.

“Dje dëgjuam kryeministrin i cili u kthye lojës së alibiive të vjetra për mos ngritjen e komisioneve.b Ka përdorur gjendjen e opozitës për t’i ikur përgjegjësive me të cilën ka lënë në baltë njerëzit. Thirrja ime është komisioni i reformës zgjedhore të nisë menjëherë nga puna”, tha Basha.

Kujtojmë që në kampin blu ka nisur lëvizja për të bashkuar një herë e përgjithmonë opozitën në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm PD-ja dhe partitë e tjera aleate të jenë të unifikuar për të synuar rotacionin politik. Nga bashkimi opozitar janë përjashtuar vetëm dy figura, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj të cilët janë etiketuar si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.