Mark Topollaj: Kosova trekëndëshi i Ballkanit

274
Sigal

Mark Topollaj
Kino Regjizor

“Zoti i qeverisë të matriarkatit primitiv, po përsërit mendimin e Enver Hoxhës ku thotë: “Kosovarët i kemi miq, kurse ata duhet të vllazërohen me miqtë tanë serb”. Fjala se ne nuk jemi noterët e Kosovës, është një banalitet kombëtar dhe vazhdimi i mendimit të diktatorit.”

Përse duhet ndërhyrë në Kosovë? Përse teza e organizimit njerëzor është konfuze, megjithëse opinioni politik perëndimor ka qenë gjithmonë i turbullt për Çështjen shqiptare. Përse SH.B.A. dhe Europa duhet mobilizuar për të ndaluar përfundimisht masakrën serbe në Kosovë? Si mund të ndalohet represioni barbar i Beogradit? Vetëm me forcë! Gjeniu i letrave shqipe Gjergj Fishta “Homeri i dyte” i bëri një burri të vjetër në Mirditë një pyetje:

-A mundesh me më thanë axha Ndue; A asht mirë a keq me e pas kojshi serbin?

Pasi u mendua pak i moshuari iu përgjigj: Asht ma mirë me pas një t’vdekun në shtëpi se serbin kojshi. Shkrimtari i madh u largua i menduar mbasi u përshendet me malsorët. Kurse Edi Rama, gangsteri i rilindjes na e futi në shtëpi , Serbinë.

Problemi ynë sot nuk është shtruar sot, por ka qenë qysh në lashtësi. Ne shqiptarët pellazgo-ilir jemi ata, që kemi populluar Europën dhe kemi pas gjuhën e kulturën tonë.

Pra duhet ta keni të qartë ju sllavët e jugut, se ne, përpara se të dilni ju nga shpellat e Uraleve ne ishin këtu në tokat tona etnike.

Në një kohë determinante në brigjet tona erdhën egjiptjanët, semitet e izraelitët dhe e ndryshuan gjendjen e pellazgëve. Ajo pjesë e pellazgëve që ranë dakort me egjyptianët e semitet( këta të fundit njihnin mirë matematikën dhe astronominë) e quajtën veten Helen, kurse pellazgët që u bashkuan me izraelitet e quajtën veten Stelaqi ose njerëz të bregut dhe më vonë u emëruan Ilir të cilët bota përreth i thërriste  njerëz të detit. Kryeqyteti ishte Shkodra.

Ndërsa sot Edi Rama duhet të prezantojë hallet e kombit të ndarë e të coptuar nga Europa e jo të ndigjojme pallavrat e tua si mendime pa kuptim.

Ne duhet të mbështetemi në qëndrimet historike e politiko logjike e zakonore të çështjes kombëtare shqiptare. Kjo duhet të shqyrtohet në dritën e mendimit shkencor dhe të sistemit politik krahasues me fqinjët tanë.

Këto nuk mund t’i bësh ti Zoti kryeministër, sepse duke qenë këlysh i dorës së komunizmit pansllav nuk e njeh karakterin etnik shqiptar, por edhe sikur të dish pak, gjërat duhet t’i njohësh në themelin e vështrimeve të dukurive empirike, sociale, politike e juridike. Kjo do të thotë se kanuni i ka rrënjët nga thellësia e shekujve. Vazhdimësia e mendimit për çështjen e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të vihet në hullin e duhur për t’i dhënë zgjidhje çështjes  si në Europë edhe në Ballkan.

Zoti kryeministër ty të mungon aftësia për t’ia bërë këtë mbarësi kombit tonë. Duhet dhe kërkohen njerëz të ditur dhe të shkolluar e me një vështrim të kujdeshëm. Kjo veçori e rëndësishme, jetike për kombin tonë është lënë në harresën e kohës, por ky gabim shumë shpejt duhet të nxirret nga fshehtësia e shekujve.

E rëndësishme është trajtimi shkencor dhe shoqëror i çështjes sonë, dje, sot dhe nesër. Zoti kryeministër të ka përfshire deliri i madhështisë dhe të është shtuar oreksi për të vjedhur pa përmendur grumbullimin e rrugaçëve në politikë rreth vetes.

A mund të kontribojnë për Shqipërinë një qeveri femrash me aftësi të kufizuar? Jo!

Përjashtim bën ministrja Spiropali.

Me qenë se ne jemi humbësit më të mëdhenj në Ballakan dhe në Europë, ajo ia hoqi Spanjës Mikel Cervantesin dhe ja dhuroi Shqipërisë. Don Kishotin mund ta interpretojnë. Rosinantin e kanë blerë në Himarë, Dulqinja e Topozes e gjet te ura e Bunës në Shkodër. Kjo Zonjë e nderuar ja dhuroj Spiropalit madhështinë e saj. Kjo e fundit e mori dhe e shtrëngoi fort “kapistrën” e gajdurit  të Sanço Pançes për ta tërhequr drejt Tiranës.

Ne a kemi nevojë për një gjë që s’është e jona? JO! Por ja që ndodhi. Dihet se shqiptarët janë populli më i lashtë i kontinentit tonë. Ne këtu ku kemi qenë dhe jemi e kemi formësuar etninë tonë dhe kemi ndërtuar identitetin tonë. Kjo zgjidhje do të vije shumë shpejt. Ky fenomen politik duhet zbatuar si çështje unike. Mos dhënja e arsyemitit të shkaqeve të ndarjes se kombit tonë nga Europa do të ringjallë analiza historike, politike e juridike.

Çështja shqiptare duhet trajtuar në mënyrë urgjente në vazhdimësi e në veçanti.

E vërteta e shtrembëruar duhet trajtuar në bazë të historisë, të zhvillimit të identitetit etnik, kulturor dhe të pozicionit gjeografik gjithashtu edhe të tiparave psiqike të veçanta.

Pellazgo-Ilirët në gjuhën e tyre e quajnë veten “stellaqi” njerëz të bregut. Më vonë kur filluan të lëvizin bashkë me izraelitët gjatë Epirit dhe bregdetit Jon e Adriatik u quajtën Ilir ose njerëzit e detit. Kjo fjalë erdhi se ata u bënë Zot të detit me anijet e tyre të vogla e të shpejta dhe të manovrueshme. Anijet quheshin liburne e liburnide.

Zoti kryeministër ose zot qeverisë të matriarkatit primitiv, po përsërit mendimin e Enver Hoxhës ku thotë: “kosovarët i kemi miq kurse ata duhet të vllazërohen me miqtë tanë serb”. Fjala se ne nuk jemi noterët e Kosovës , është një banalitet kombëtar dhe vazhdimi i mendimit të diktatorit.

Është njëlloj si fillimi i fushatës elektorale në Durrës e Elbasan: Margareth Thaçer gjoja paska thënë “ se me burrat bisedohet, kurse me gratë mbaron punë.” Mjaft gra të mençura heshtën , kurse ato që nuk e kanë kuptuar budallallëkun duartrokitën. Fyerje më të rëndë që i kë bërë femrës shqiptare në mënyrë publike nuk ekziston. Zoti kryeministër i matriarkatit injorant, shpesh i je drejtuar Zotit Albin Kurti si shkaktar i trazirave në Veri të Kosovës! Kurse për vëllanë tënd Vuçiç ose gangsterin e Beogradit nuk the asnjë fjalë. Z Albin Kurti të dha përgjigje ty dhe botës politike, “ Jam dakord për asociazionin serb në veri të Kosovës, por në bazë të ligjeve të Republikës”. Ti ju përgjigje : “Ne nuk jemi noter të Kosovës”! Kjo është një fyerje e pazakontë ndaj vëllezërve dardanë. Kjo është arsyeja kryesore që shqiptarët të kenë emëruar tradhëtar i kombit. Shembujt janë monstruoz. Për këtë arsye Leonidha Iliro-spartan me 300 burra doli nga varret e me eshtrat e tyre formuan pllakatin.

Edi Rama tradhëtar i kombit shqiptar

Pllakati është ndriçuar me fosforin e eshtrave të tyre. Eshtrat e luftëtarëve të prirë nga Leonidha vrapojnë gjatë grykës së Thermopilave duke thirrur: Poshtë tradhëtarët dhe ju ngjiten majës së Olimpit dhe vrapojnë në malin e Tomorrit. Aty i prisnin eshtrat e kryetrimit të Arbrit, Skënderbeu, duke valvitur flamurin kombëtar.

Nga varri u ngrit dhe Kamër Loshi. Ai tha:

Naçallnik të kam çue fjalë

Mos mi kthe krushqit dalë

Se jam betue për flamur…..

Zoti kryetar i matriarkatit primitiv proçesi demokratik në Shqipëri është baras me vetvrasje. Sot kundra shqiptarëve po veprojnë mjaft skenarë të rrezikshëm. Lajçak me kulturë pansllave e Borrelli me dobësin e gjeneralizmit tregojnë se janë krejt të paaftë për të vazhduar negociata Serbi-Kosovë. Mendimi i tyre del i qartë.