Mandati/ Olta Xhaçka zbraz garderobën e Kuvendit, Këshilli Mandateve vendos të hënën mbi shkarkimin e ish ministres

24
Sigal

Debatet në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës nuk munguan edhe këtë të mërkurë, por së paku palët duket se ranë në qetësinë e gjuetisë politike që po pret të hënën e ardhshme. Mandati i deputetes Olta Xhaçka do të vijojë të endet në mjediset e parlamentit, kjo sepse të hënën pritet të mblidhet Këshilli Mandateve dhe Rregullores që do të vendos për mandatin e Olta Xhaçkës. Kjo u mësua nga zhvillimet e kësaj të mërkure në Konferencën e Kryetarëve ku kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh: “Të hënën do të mbledhim këshillin e mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.” – tha ajo gjatë diskutimeve të së mërkurës në mbledhjen e kryetarëve të komisioneve parlamentare. Ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ai që kërkoi llogari për këtë çështje, ndërsa akuzoi se maxhoranca po bllokonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duke i’u drejtuar Nikollës, Bardhi tha:  “ Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si maxhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here te këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit në Kushtetuese. Procedura thotë se kjo çështje do të duhet të vijë në kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni…” tha ndër të tjera Bardhi.