Lulzim Basha: Rama tallet me qytetarët, ligji i plehrave është i mirë, por ju jeni budallenj

465
Sigal

Gazeta Telegraf/ Në një deklaratë  për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan Edi Ramën mashtrues, pasi sipas tij,

“Ed Mashtrusi beri sot mashtrimin e radhës. Në monologun
që xhiron vetë ju tha qytetareve se ligji i plehrave është i mire, por ju jeni
budallenj”.


3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurrë
nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani që po i mbaron mandati, tinëzisht,
pa transparence kaloi ligjin qe i hap rrugë mafies të sjelle helmet e Evropës
ne Shqipëri.


Në këto 3 vite nuk prodhoi gjë tjetër veç varfëri,
eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushë vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqipëria
pa Edi Ramën është Shqipëria pa plehra. 
#Shqipëria me mire pa Edi Ramën.