FOTO/ Basha në Shkodrën e përmbytur, përlotet në takimin me banorët. Mesazh Ramës

546
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon me ngulm që në Shkodër të shpallet gjendja e emergjencës pas përmbytjeve. Vetë ai ka qënë pranë banorëve në Vaun e Dejës, madje është përlotur teksa ka dëgjuar hallet e tyre.

Sigal

Kryedemokrati iu drejtua edhe njëherë kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për atë që e quajti papërgjegjshmëri kriminale.


“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës!

Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit.

Edi Rama ti japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”,- thotë Basha në një status të tij në FB.