Lulzim Basha përgatit njerëzit më të cilët do të drejtojë PD-në për 4 vite

251
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD-së, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit. Burime nga selia blu  bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi dha dorëheqjen nga posti i tij, duke krijuar vakancë në një nga sekretariatet më të rëndësishme në PD. Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi gjithashtu qëndron në krye të  Lidhjes së Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Pritet që edhe për këtë pozicion të zhvillohen zgjedhje për të rifreskuar mandatin e gruas ka përgjegjësinë të afrojë pranë Partisë Demokratike, personalitete dhe gra në të gjitha nivelet e funksionimit të Partisë.

Belind Këlliçi pasi mori mandat deputeti është gati të hedh një tjetër hap në karrierën e tij dhe t’i hapë mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor të PD-së, organizatë që e drejton prej 5 vitesh. Lulzim Basha do të duhet të vendosë edhe për zëdhënësin e Partisë Demokratike, post që e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës. Burime të sigurta në selinë blu konfirmojnë edhe për ndryshime të tjera që Lulzim Basha pritet të propozojnë në sekretariatet e dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike.