Përmbytjet, Gjosha: Ndaloni propogandën, informoni pa censurë dhe ndihmoni të dëmtuarit

188
Sigal

Nisur nga situata e përmbytjeve në të gjithë Shqipërinë, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha thotë se për ditë me radhë po përballemi me keqinformim dhe fshehje të një vërtete, e cila nëse sot mbulohet por nesër mund të na dëmtojë edhe më shumë. ”Na është thënë se prurjet në kaskadën e Drinit janë më shumë seç kanë qenë që nga epoka e s’di se kur, por nuk na thonë dy herë të njëjtin informacion në një standard. Të thuash që prurjet në kaskadë janë 4000m3/s dhe se vite të shkuara na paskan qenë shumë më pak, nuk ke thënë asgjë”,-shkruan Gjosha në facebook.

Postimi i plotë

Fatkeqësitë natyrore janë të pashmangshme dhe mbeten jashtë kontrollit të forcës së njeriut. Një qeveri punëtore dhe e përulur përpara popullit merr masa për parandalimin në maksimum të ardhjes së pasojave të rënda për popullatën dhe për më tepër aty ku pasojat janë evidente i gjendet pranë fatkeqëve. Për ditë me radhë qeveria që nuk qeveris po propagandon mbi fatin e madh që ne si popull kemi sepse nuk na la të mbytemi edhe më shumë sepse e mbajti ajo në gjirin e saj ujin e lumenjve dhe të liqeneve të kaskadës së Drinit, dhe nuk bën siç bën te tjerët që nuk e mbajtën dot ujin.

Për ditë me radhë përballemi me keqinformim dhe fshehje të një vërtete, e cila nëse sot mbulohet nesër mund të na dëmtojë edhe më shumë. Na është thënë se prurjet në kaskadën e Drinit janë më shumë seç kanë qenë që nga epoka e s’di se kur, por nuk na thonë dy herë të njëjtin informacion në një standard. Të thuash që prurjet në kaskadë janë 4000m3/s dhe se vite të shkuara na paskan qenë shumë më pak, nuk ke thënë asgjë.

Është detyrim i shtetit që përballë qytetarëve të tij të thotë një të vërtetë të madhe, PO prurjet janë 4000m3/s në kaskadë ama liqeni i Fierzës ishte 270mmnd dhe sot është afër 290mmnd dhe ska prodhuar një kWh gjatë këtyre ditëve. Të thuash që shkarkimet, deri në 1100m3/s, nga HEC V. Dejës nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës është si të thuash që nuk quhesh i lagur nëse uji të shkon në gju e jo deri në kokë.

Kaskada u vetëmenaxhua, ju na detyroheni për të vertetën. Sot blegtorët, fermerët dhe familje të shumta janë në mëshirë të fatit, qeveria i shef nga kurora e digës së V.Dejës. Ndaloni propogandën, informoni pa censurë dhe ndihmoni të dëmtuarit nga fatkeqësia që i ka goditur.