“Kam vendosur të bëjë portretin tënd tatuazh, më jep leje?” Nevina Shtylla i jep përgjigjen epike fansit

214
Sigal

Tatuazhet janë një ndër detajet, që adhuruesit tregojnë dashurinë e madhe që kanë ndaj personazheve të njohur.

Më e fundit i ka ndodhur moderatores, Nevina Shtylla, e cila ka realizuar një bisedë virtuale me fanset dhe njëri prej tyre e ka pyetur: “Kam vendosur të bëjë portretin tënd tatuazh, më jep leje?”.

Nevina ka treguar se kjo ide i është dukur gjithmonë shumë e frikshme dhe se nuk do të preferonte që një fans i saj të bënte diçka të tillë.

“Ti bëj ç’të duash ëëë se njerëz të lirë jemi. Po më mirë hap Instagramin e më shih çdo ditë këtu se sa të shohësh veten në pasqyrë e të të dal prapë unë.

Këtu e ke në dorë, po të erdha në majë të hundës një ditë, më bëj edhe block fare. Kjo ide më është dukur gjithnjë shumë e frikshme”, i është përgjigjur moderatorja fansit për kërkesën e tij.