Merr flakë banesa në Kavajë, plagoset 94-vjeçari

250
Sigal

Një 94-vjeçar është plagosur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesë ne tij.

Ngjarja, sipas njoftimit të policisë, ka ndodhur mesditën e sotmë në fshatin Luz i Vogël në Kavajë, rreth orës 12:40.

Mësohet se shtëpia, brenda të cilës ndodhej 94-vjeçari me inicialet Sh.T., është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, i moshuari ka marrë plagë të mëdha në trup dhe është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2021, rreth orës 12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.