Vasil Zaho: Operatorët turistik dhe hoteleria në Durrës, sektorët që kërkojnë mbështetje maksimale

226
Operatorët turistik dhe hoteleria në Durrës, sektorët që kërkojnë mbështetje maksimale.
Mbi 80% e biznesit të vogël në Durrës përjetoi betejën për mbijetesë gjatë vitit 2020.
Operatorët turistik dhe hoteleria rrezikuan falimentin pasi nuk morën asnjë mbështetje nga qeveria.
Durrësi duhet të kthehet në një destinacion turistik dhe për këtë kërkohet mbështetje maksimale ndaj operatorëve dhe hotelerisë, por mbi të gjitha një vizion i qartë zhvillimor për qytetin për ta bërë atë sa më atraktiv dhe joshësh, dhe me shërbime sa më të favorshme.
Kërkohet anagzhim maksimal i pushtetit qendror dhe lokal që Durrësi të jetë konkurues me destinacionet turistike në rajon.
Betoni, kaosi urban, dhunimi ndaj vlerave arkeologjike, balta dhe leshteriku që mbulon vijën bregdetare e pengojnë Durrësin të jetë në atë çfarë meriton.
LSI ka prioritet të saj turizmin pasi është sektor themeltar për të ardhmen e Durrësit.
Me qeverisjen e re, ky sektor kaq i rëndësishëm do marrë vëmendjen e merituar dhe do ketë mbështetje maksimale.
Durrësi dikur njihej si Taverna e Adriatikut.
Është koha t’ia kthejmë bukurinë dhe dinjitetin që meriton.
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal