Lulzim Basha mbledh kryetarët e bashkive të djathta, ja për çfarë po bisedohet

468
Sigal

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka mbledhur në selinë Blu, kryetarët e bashkive të djathta ku në qendër të këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.

Burime nga PD-ja tregojnë se ky është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të z.Basha në rrethe.

“Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë të njëjtat burime.

Ndërkaq, bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.