Lulzim Basha ironizon Ramën në “Komunikimin e Javës”: Fol më ngadalë se po të merret fryma

415
Kreu I Partisë demokratike Lulzim Basha ka ironizuar Edi Ramën pas komunikimit të tij javor ku listonte arsyet se pse qeveria është kundër votimit elektronik dhe kritikoi opozitën për mungesë lidershipi dhe tallje ndaj popullit.
Kryeministri u shpreh se një plan nga OSBE-ODIHR për votimin elektronik, do ta pranonte menjëherë, por shtoi se votimi elektronik mund të rezultojë problematik, si në Gjermani ku është shpallur antikushtetues. “Dhe tanimë i ofrohet një anije shpëtimi drejt lirisë, demokracisë, punësimit, çlirimit nga droga, krimi emigrimi. Votim elektronik. Ku mund të gjendet një i tillë popull kaq budalla që të besojë në sinqeritetin e kësaj orvatjete të dëshpëruar të atyre që humbjen e merituar për mungesë lidershipi, respekti ndaj popullit të na e faturojë neve. Fakti është se ne e kundërshtojmë votimin elektronik dhe jemi skeptik. Por pse votimi elektronik mund të jetë më shumë problematik. Gjermania përshembull e ka shpallur anti-kushtetues votimin elektronik. Ne na mjafton që OSBE-ODIHR të na miratojë një plan për futjen e elektronikës në zgjedhje dhe ne e pranojmë menjëherë”, u shpreh Rama. 
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Pasi e qau programin e vet me 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës. Ti thote dikush: fol më ngadalë kur flet për zgjedhjet se të merret fryma…”, shkruan Basha.
Sigal