Shkëlqimi i Planetit Venus rritet në mënyrë dramatike

482
Planeti që shfaqet në pjesën jug-perëndimore në horizont pas perëndimit të diellit po bëhet gjithnjë edhe më i shndritshëm.
Pavarësisht dritave të qytetit, planeti i Afërditës vezullon si nëj pikë e bardhë në qiell ndërsa shkëlqimi i saj mund të ndriçojë dëborën apo ujërat e qeta të liqeneve.
Toka dhe Afërdita po afrohen me 1.1 milion kilometra në ditë dhe ndriçimi i fqinjit tonë qiellor pritet të arrijë maksimumin në fund të muajit mars, kur distanca mes dy planeteve do të përgjysmohet.
Sigal