Lulzim Basha: Faleminderit të gjithë atyre që e braktisën, e refuzuan qeverinë e krimit më 30 qershor

503
Sigal

Vetë votoi, vetë numëroi, vetë i vodhi votat, por nuk e fshehu dot braktisjen e qytetarëve, të cilët refuzuan varfërinë, Rama ik.

Edi Rama dhunoi, bleu, vodhi dhe prapë nuk ia vodhi dot vullnetin shqiptarëve të bashkuar.

30 qershori dhe shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë kanë qenë triumfi së vërtetës.

Kan qenë triumfi i bashkimit mbi përçarjen.

Regjimi kriminal i Edi Ramës më propagandë, me mashtrime, me gënjeshtra, mercenarë u munduan të sjellin frikë në zemrat e shqiptarëve, për ti trembur që të mos bëheshin bashkë, që të mos ngrejnë zërin kundër tij.Ai na do të jemi të heshtur sepse kështu na grabit, sepse kështua ruan pushtetin që ka vjedhur.

Populli i ndriçuar është fundi i autokratëve të korruptuar

Rama ik

Ne bashkë i themi ndal qeverisë më të korruptuar të Evropës

Ndal politikës së krimit, të grabitjes.

Shqipëria është e njerëzve, qeverisja është e popullit.

Rama ik

E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Unë ju jam mirënjohës që sonte jeni në këtë shesh, ju jam mirënjohës të gjithë atyre që e braktisën, e refuzuan qeverinë e krimit më 30 qershor.

U jam mirënjohjës të gjithë atyre që na janë bashkuar në një qeverisje njerëzit për njerëzit.

Faleminderit që nuk u lodhët, nuk u dëshpëruat.’