Kryemadhi: Nuk kam ndërhyrë kurrë në vendimet e Metës, vazhdoj ti qëndroj djegies së mandateve

259
Sigal

Një debat i nxehtë, është shënuar midis kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe gazetarit Bledi Koka, ku ky i fundit e ngacmoi se pse Kryemadhi nuk foli gjatë kësaj kohe që Rama u rrit.

‘Unë kam foto të tjera shumë të bukura me Ramën duke qeshur. Duhet të kuptojmë që është tjetër marrëdhënia njerëzore, tjetër bashkëpunimi, tjetër kur them zvarranik politik. Unë qesh me batutat e tij, për budallallëkun e tij. Kemi qenë para TK-së, ata bënin Kongresin e PS dhe thoshim ‘Nuk e çmontoi Berisha Partinë Socialiste për 20 vjet, dhe këtë e bëri Rama.

Kryemadhi: Ju mund t’ju duket e çuditshme, mund t’iu duket absurd por unë në vendimet politike të Ilir Metës, jo vetëm që nuk kam ndërhyrë por as nuk kam për të ndërhyrë asnjëherë sepse që të dy mbajmë qëndrime të ndryshme përsa i përket çështjeve të ndryshme.

Cim Peka:  Sado e vërtetë të jetë kjo, është e pabesueshme Znj. Kryemadhi por nuk është kjo çështja.

Kryemadhi: Është e pabesueshme por kjo është e vërtetë. Pavaarësisht se çfarë mendon ti, Ilir Meta ishte kundër djegies së mandateve, unë vazhdoj dhe i qëndroj djegies së mandateve, pavarësisht backgroundit dhe problematikave që ka sjellë djegia e mandateve.

Unë vazhdoj t’i qëndroj bojkotit të zgjedhjeve lokale, Ilir Meta është kundër bojkotimit të zgjedhjeve lokale. Mos mendoni që 18 deputetët që ka zgjedhur, sepse kanë qenë deputetë të zgjedhur nga Petrit Vasili në bashkëpunim me Ilir Metën, sepse Ilir Meta u zgjodh President në 28 prill të 2017-ës, 2-3 javë përpara zgjedhjeve parlamentare pavarësisht se u shtynë. Pra, kanë qenë zgjedhja dhe preferencë e Ilir Metës në listat e deputetëve.

Të jeni të bindur që asnjëri nga ata nuk do të merrte një vendim po themi që ishte në kundërshtim me Ilir Metën përsa i përket marrëdhënjes së tyre njerëzore, shoqërore por edhe normale, politike. E them këtë, sepse djegia e mandateve nuk kishte të bënte me pozicionimin politik për t’u përballur sot me këtë situatë absurde që jemi. Por kjo situatë nuk ka të bëjë më absurdin politik në të cilin jemi.

Kjo situatë ka të bëjë me ndjenjën e inferioritetit të jetës politike shqiptare, të klasës politike shqiptare edhe të medias shqiptare sepse del një ambasador në televizor dhe ju vraponi me kuç e me maç, nuk lini kamera e mikrofon pa ua vendosur nga prapa. Del një ambasadore me rroba banje në breg të detit dhe nuk ka portal që nuk e nxjerr, ‘sa bukur’.

Duhet të kuptoni një gjë, në vendimet e mia politike nuk ndërhyn kurrë Ilir Meta. Ne mund të kemi debate, mund të flasim, nuk ndajmë të njëjtat qëndrime për shumë gjëra, nuk ndajmë të njëjtat qëndrime përsa i përket komunikimit dhe ngritjes së problematikave e shumë e shumë gjëra të tjera, është zgjedhja e tij.

Përsa i përket në raport me LSI-në, çdo vendim i Monika Kryemadhit nuk ka qenë individual, ka qenë vendim politik në vendim me grupin e deputetëve të LSI-së.