Lulzim Basha: Largimi i Ramës dhe zgjedhje të lira, kjo është beteja jonë

480
Sigal

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve kurbinas, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Jemi i vetmi vend në Europë që kapet kryeministri duke futur kriminelët në parlament e nuk largohet. Jemi i vetmi në Europë që ministri kapet në trafik droge e nuk largohet. Jemi i vetmi vend ku kryeministri del përkrah një përdhunuesi si Elvis Roshi e nuk largohet. I vetmi vend ku kapet duke vjedhur votat me Dakon e Gjiknurin e nuk largohet. Duhet të ishte larguar qindra herë për të zezat që i ka bërë vendit. E tani për karriken e tij refuzon ti hapërrugë zgjidhjes politike e hapjen  e negociatave. Ka vetëm një përgjegjës që sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët apo oligarkët dhe kriminelët ka zgjedhur të jetë kundër shqiptarëve. Asnjë ndryshim nuk do të ketë në ekonomi, asnjë vend pune nuk do hapet pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe qeveritarëve të ardhshëm drejtpërdrejt me votën e qytetarëve shqiptarë. Kjo është beteja, zgjedhje të lira e të ndershme e largimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha.